Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Zyrtar në Auditim (m/f)

Kompetencat:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi (Financa, Kontabilitet, Manaxhment dhe të ngjashme);
  • Minimum dy (2) vite përvojë pune në Auditim ose tri (3) vite në Sektorin Bankar;
  • Aftësi profesionale për të implementuar dhe përcjellë standardet procedurale dhe teknikat e auditimit në fushat operuese të bankës;
  • Njohuri dhe përvojë lidhur me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm;
  • Njohuri të parimeve për administrimin e rreziqeve dhe teknikave të avancuara të auditimit të brendshëm të institucionit financiar;
  • Të jetë së paku Teknik i Kontabilitetit/Kontabilist i Çertifikuar, apo të jetë në proces të çertifikimit në ndonjërën nga shoqatat kombëtare apo ndërkombëtare profesionale në lëmin e kontabilitetit apo auditimit;
  • Posedimi i Çertifikimit në Auditim të Brendshëm është përparësi;
  • Njohuri të paketave të Microsoft Office-it;
  • Njohuri të avancuara të Gjuhës Angleze;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Aftësi analitike.

Përgjegjësitë:

  • Kryerja e detyrave specifike në rishikime financiare, operacionale dhe të pajtueshmërisë të tilla si: vlerësimi i kontrolleve të brendshme, zbatimi i teknikave profesionale të auditimit, përgatitja e dokumenteve/letrave të punës së auditimit, ofrimi i zgjidhjeve dhe dokumentimi i gjetjeve;
  • Ofron ndihmë për specialistët e auditimit të brendshëm siç është përcaktuar nga Udhëheqësi i Departamentit në kryerjen efektive të operacioneve të përditshme;
  • Nën mbikëqyrjen e specialistëve të auditimit të brendshëm, siguron informacionin përkatës nën shqyrtim siç janë gjetjet dhe rekomandimet të proceseve të caktuara të bankës;
  • Kryen testime të respektimit të politikave si dhe ndihmon në formulimin dhe zbatimin e programeve të auditimit të brendshëm;
  • Ndihmon në koordinimin e detyrave me specialistët e auditimit të brendshëm;
  • Ndihmon në identifikimin e njohurive krijuese, skemave dhe vlerave duke kryer procedura analitike;
  • Raporton rezultatet e një rishikimi me nivelin e duhur menaxhues në departament, duke përgatitur dokumente të punës së auditimit dhe prova;
  • Siguron ndihmë në detyrat “ad hoc” për udhëheqësin dhe specialistët e auditimit të brendshëm;
  • Ndihmon në identifikimin e mundësive të përmirësimit dhe faktorëve të rrezikut nga analizimi i funksioneve operacionale të bankës;
  • Sigurohet që të gjitha kërkesat ligjore dhe rregullative, si dhe kërkesat nga politikat dhe procedurat e bankës janë konsideruar gjatë ushtrimit të punës si zyrtar në auditim;
  • Asiston në trajnimin dhe mbikëqyrjen e punës së praktikantëve dhe stafit të ri të departament të auditimit të brendshëm (kur është e aplikueshme);
  • Asiston në detyra të tjera që mbikëqyrësi ose/dhe Udhëheqësi mund të caktojnë.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 14 tetor 2022.

Shikime 3,367
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 14/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management