Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

Lokacioni: Ferizaj

Përshkrimi

Kompania OXA-Group me seli në Ferizaj, është në kërkim të personave entuziast dhe kreativ për plotësimin e pozitës:

Mbikqyrës i Sigurimit FizikSecurity Supervisor (1 pozitë)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mbikqyr dhe kordinon ekipin e sigurimit fizik të qendrës tregtare dhe fabrikave;
  • Monitoron aktivisht në terren ekipin e sigurimit, pikat e qëndrimit dhe rregullat procedurale që duhen ndjekur në detyrë;
  • Sigurohet që ekipi i sigurimit fizik, çdo ditë është duke respektuar kodin e mirësjelljes, kodin e veshjes (uniformën) dhe paraqitjen fizike sipas procedurave të kompanisë;
  • Monitoron në mënyrë aktive kamerat e sigurisë CCTV;
  • Kontrollon kualitetin e punës, me plan paraprak por edhe në mënyrë “ad-hoc” në të gjitha oraret e punës, përfshirë ndërrimin e natës.
  • Përpilon dhe dërgon raporte sipas kërkesës së menaxhmentit tek mbikqyrësi direkt;
  • Përcjell dhe mirëmban frekuencën e servisimit të aparateve kundër zjarrit në kuadër të zyrave, qendrës tregtare dhe fabrikave;
  • Organizon ekipin sipas nevojave të qendrës tregtare dhe kërkesave të menaxhmentit të qendrës “OCM International”;
  • Mbështet organizimin në terren, në raste të eventeve të ndryshme në kuadër të qendrës tregtare;
  • Identifikon dhe organizon trajnime të nevojshme për ekipin, me qëllim të ngritjes së cilësisë në sigurimin fizik;
  • Mbikqyr dhe aplikon masat preventive përmes ekipit të sigurimit, në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Si dhe detyra të tjera që kërkohen nga menaxhmenti të lidhura me natyrën e punës

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Diplomë universitare në fushat relevante, e preferueshme;
  • Përvojë pune në fushën e sigurimit fizik, sigurisë dhe shëndetit në punë, apo përgjegjësi të ngjashme në ambiente ndërkombëtare ose ushtarake do të konsiderohen përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze obligative, së paku niveli B2;
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe në të folur ;
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
  • Të jetë i përgjegjshëm në punë;
  • Të kenë vetë iniciativë dhe aftësi për të punuar në mënyrë individuale dhe në grup.

Si te aplikoni

Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së dhe çertifikime të ndërlidhura me kërkesat e punës, në adresën elektronike: hr@oxa-group.com, duke cekur pozitën në subjekt.

Konkursi mbetet i hapur deri më 15.10.2022.

Shikime 2,253
Kategoria Sigurim
Skadon 15/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management