Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Sekretar/e

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të funksioneve dhe kompetencave që parashihen në nenin 21, lidhur me nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (Ligji nr.03/L-087), i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 dhe Ligjin nr.05/L-009 për NP, Bordi i Drejtorëve të KRU “Prishtina” Sh.A., vendosi të ri-shpall këtë:

KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e një (1) pozite

1. SEKRETAR/E

Numri i referencës: 2505

1. Titulli i punës: SEKRETAR/E

Vendi: Prishtinë
Ndërmarrja: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.
I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshefit Ekzekutiv
Niveli i pagës: Kategoria III
Mandati: 3 vite – me mundësi vazhdimi

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të lartë të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (k) dhe (l) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë. Përveç këtyre kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të ketë diplomë universitare të Fakultetit Juridik me të paktën 240 kredi/ECTS ose ekuivalente. Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;
  • Të këtë se paku 5 vite përvojë profesionale në punë juridike (e preferueshme nga fusha e qeverisjes korporative);
  • Të këtë të kryer provimin e Jurisprudencës konsiderohet përparësi;
  • Të këtë integritet të lartë moral e profesional;
  • Të këtë shkathtësi në të shkruar dhe aftësi komunikimi;
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi;
  • Aftësi organizative dhe koordinuese;
  • Aftësi ndërpersonale;
  • Preferohen kandidatë me përvojë pune në ndërmarrje/korporata me madhësi dhe kompleksitet të lartë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Sekretari do të sigurohet që përcillen procedurat e Bordit, ku bëjnë pjesë organizimi i takimeve të Bordit, Komiteteve të Bordit dhe Aksionarëve, duke përfshirë (në bashkëpunim me Kryesuesin) përgatitjen dhe shpërndarjen e agjendave te Bordi dhe NJPMNP së paku tri ditë para mbledhjes së rregullt dhe një ditë para mbledhjes së jashtëzakonshme;
  • Të mbajë procesverbalin e takimeve dhe të shpërndajë ato procesverbale të drejtorët dhe NJPMNP më së largu shtatë ditë nga mbajtja e mbledhjes së Bordit;
  • Të merret me regjistrimin zyrtar të ndryshimeve të cilat kërkohen sipas ligjit të regjistrohen në regjistrin e Kosovës për shoqëritë tregtare dhe emrat tregtar;
  • Të merret më çështjet e tjera të qeverisjes korporative sipas nevojës;
  • Sipas udhëzimeve nga Kryesuesi, përgjegjësitë e Sekretarit të Korporatës përfshijnë sigurimin e rrjedhjes së mirë të informatave brenda Bordit dhe Komiteteve të tij dhe në mes të Bordit dhe menaxherëve të lartë të Ndërmarrjes;
  • Të raportojë në baza mujore, tremujore e vjetore për punën e vet tek Bordi i drejtorëve;
  • Këshillat dhe shërbimet e Sekretarit të Korporatës duhet të jenë në dispozicion të të gjithë drejtorëve i cili njëherit është përgjegjës te Bordi për të siguruar që përputhen procedurat e Bordit.

Procedura për aplikim:

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Aplikacioni i cili mund të shkarkohet nga uebfaqja e Kompanisë (www.kru-prishtina.com);
  • Një C.V. e detajuar (preferohet në shabllonin Europass);
  • Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës;
  • Letër motivimi (maksimum 500 fjalë);
  • Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
  • Kopjet e certifikimeve përkatëse;
  • Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
  • Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
  • Deklarata nën betim sipas neneve 17.1 dhe 17.2 të Ligjit të NP e cila mundë të shkarkohet nga uebfaqja e Kompanisë;
  • Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);
  • Vërtetim mbi aftësinë mjekësore për të vepruar (Lëshuar nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale)

Dokumentacioni i kompletuar të dërgohet i skanuar (në cilësi të mirë) në e-mail adresën rekrutimi.krup@kru-prishtina.com. Tek titulli i emailit kandidati të shënoj titullin e pozitës..
Konkursi mbetët i hapur tridhjetë (30) ditë kalendarike, afati i fundit për aplikim është 29.10.2022, deri në ora 16:00h CET.

Vërejtje: Kandidatët me dokumentacion të pakompletuar, të paplotësuar dhe jo-adekuat dhe jashtë afatit të konkurrimit, do të refuzohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listën e ngushtë.


Aplikacioni për punësim
Deklarata nën Betim

Kliko Këtu për Gjuhën Serbe

Kliko Këtu për Gjuhën Angleze

Shikime 9,604
Kategoria Administratë
Skadon 29/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management