Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Zyrtar/e për Auditim të Brendshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të funksioneve dhe kompetencave që parashihen në nenin 21, lidhur me nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (Ligji nr.03/L-087), i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 dhe Ligjin nr.05/L-009 për NP, Komisioni i Auditimit të KRU “Prishtina” Sh.A., vendosi të ri-shpall këtë:

KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e një (1) pozite

1. ZYRTAR/E PËR AUDITIM TË BRENDSHËM

Numri i referencës: 2458

1. Titulli i punës: ZYRTAR/E PËR AUDITIM TË BRENDSHËM

Vendi: Prishtinë
Ndërmarrja: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.
I përgjigjet: Komisionit të Auditimit
Niveli i pagës: Kategoria III
Mandati: 3 vite – me mundësi vazhdimi

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Komisioni i Auditimit dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të lartë të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (k) dhe (l) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë. Përveç këtyre kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare me të paktën 240 kredi/ECTS ose ekuivalente, në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet. Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;
  • Të ketë certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave (dëshmi);
  • Ekspert i certifikuar në kontabilitet apo ndonjë fushë tjetër në kuadër të financave;
  • Të këtë së paku 5 vite përvojë pune në fushën e auditimit/financave ose kontabilitetit (se paku 3 vite në nivel menaxhues). Preferohen kandidatë me përvojë pune në ndërmarrjet/korporatat tjera me madhësi dhe kompleksitet te lartë;
  • Të këtë integritet të lartë moral e profesional;
  • Të jetë objektiv e i paanshëm;
  • Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks të veçantë Ligjin për NP dhe ligjet tjera që kanë të bëjnë me kontrollin e brendshëm dhe menaxhimin e financave;
  • Aftësi të komunikimit, planifikimit të punës dhe udhëheqjes të aktiviteteve tё auditmit;
  • Aftësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi të bashkëpunimit me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë;
  • Aftësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara;
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe pakove standarde softuerike;
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.


Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Ushtron funksionin në mënyrë objektive, profesionale dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nr. 06/L-021 dhe metodologjisë së auditimit të brendshëm për sektorin publik, të miratuar nga Ministria e Financave;
  • Vepron në përputhje me Standardet e Auditimit të Brendshëm, Statutin e Auditimit dhe Kodin e Etikës;
  • Harton dhe dorëzon planin strategjik dhe planin vjetor për rishikim dhe miratim te Komisioni i Auditimit;
  • Bën rishqyrtimin e proceseve vendimtare të biznesit, duke vlerësuar efikasitetin e kontrollimeve të brendshme dhe duke identifikuar mundësitë e përmirësimit të mundshëm të procesit;
  • Vlerëson rrezikun e proceseve kryesore të biznesit që rezultojnë me përgatitjen e planeve dhe programeve specifike të auditimit;
  • Menaxhon punën e Zyrës së Auditimit;
  • Monitoron dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Aksionarit, Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit në përputhje me Planin e Biznesit të ndërmarrjes;
  • Zhvillon programet e auditimit dhe pyetësorëve adekuat për verifikimin e funksionimit të kontrolleve të brendshme për angazhim të ri, rishikim dhe përmirësim të programeve dhe pyetësorëve ekzistues;
  • Rishqyrton dhe dokumenton rezultatet e punës së auditimit të kryer nga stafi i auditimit;
  • Përgatit raporte të auditimit duke identifikuar përparësitë dhe dobësitë, përfshirë dhënien e rekomandimeve dhe konkluzioneve;
  • Prezanton tek Komisioni i Auditimit raportet e auditimit për aprovim;
  • Përcjell zbatimin e rekomandimeve bazuar në raportet e auditimit dhe planeve të veprimit të ndërmarrjes;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura, kryen edhe në detyra tjera të kërkuara nga Komisioni i Auditimit dhe Kryeshefi Ekzekutiv (por që nuk bien në kundërshtim legjislacionin në fuqi).

Procedura për aplikim:

  • Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:
  • Aplikacioni i cili mund të shkarkohet nga uebfaqja e Kompanisë (www.kru-prishtina.com);
  • Një C.V. e detajuar (preferohet në shabllonin Europass);
  • Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës;
  • Letër motivimi (maksimum 500 fjalë);
  • Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
  • Kopjet e certifikimeve përkatëse;
  • Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
  • Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
  • Deklarata nën betim sipas neneve 17.1 dhe 17.2 të Ligjit të NP e cila mundë të shkarkohet nga uebfaqja e Kompanisë;
  • Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);
  • Vërtetim mbi aftësinë mjekësore për të vepruar (Lëshuar nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale)

Dokumentacioni i kompletuar të dërgohet i skanuar (në cilësi të mirë) në e-mail adresën rekrutimi.krup@kru-prishtina.com. Tek titulli i emailit kandidati të shënoj titullin e pozitës.
Konkursi mbetët i hapur tridhjetë (30) ditë kalendarike, afati i fundit për aplikim është 29.10.2022, deri në ora 16:00h CET.

Vërejtje: Kandidatët me dokumentacion të pakompletuar, të paplotësuar dhe jo-adekuat dhe jashtë afatit të konkurrimit, do të refuzohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listën e ngushtë.

Aplikacioni për punësim

Deklarata nën Betim

Kliko Këtu për Gjuhën Serbe

Kliko këtu për Gjuhen Angleze

Shikime 8,544
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 29/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management