Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SHPALLJE PËR PUNËSIM

Pozita Agjent i Qendrës së Thirrjeve

Lokacioni Zyra Qendrore - Prishtinë

Data e Hapjes 30.09.2022

Data e Mbylljes 09.10.2022

Shkollimi Baçelor

Njohuritë e Gjuhës Angleze

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjigja ndaj klientëve që kontaktojnë bankën përmes telefonit, e-mailit, Whatsapp ose Webfaqes.
  • Përkrahja e klientëve rreth shërbimeve elektronike (regjistrimin, kryerjen e transaksioneve, zgjidhjen e ankesave, raportimin e problemeve, etj.)
  • Ruajtja, mbledhja dhe trajtimi i të gjitha kërkesave të klientit nga ATM, web, email, SMS.
  • Kontaktimi i klientëve dhe sigurimi i tyre që kërkesa e tyre është duke u trajtuar.
  • Resetimi i funksionalitetit të kartave bankare dhe bankimit elektronik.
  • Kryerja e thirrjeve të shitjes për një gamë specifike të konsumatorëve .
  • Bllokimi i përkohshëm i kartave sipas procedurave të brendshme.
  • Monitorimi i funksionimit të ATM-ve dhe raportimi i problemeve tek departamentet përgjegjëse.
  • Përgjigje ndaj nevojave të klientëve duke ofruar zgjidhje të shpejta, të personalizuara.
  • Implementimi i standardeve të kujdesit ndaj klientit.

Kualifikimet:

  • Të ketë Diplomë Baçelor në Ekonomi, Financa, Administrim Biznesi apo të ngjashme.
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter (Microsoft Office Package).
  • Përvoja e punës në institucione financiare, shërbime direkte me klientë dhe qendra kontaktuese, janë përparësi.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi direkt, në telefon apo email.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi në të shkruar, në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Të ketë energji pozitive, të jetë i shoqërueshëm si dhe të orientohet në përmbushjen e kërkesave të klientëve dhe arritjen e pritshmërive të bankës.
  • Të jetë në gatishmëri për të punuar gjatë fundjavave, festave zyrtare apo ndërrimit të tretë të punës.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes linkut: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo pyetje apo paqartësi kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al.Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë.

Shikime 2,995
Kategoria Banka
Skadon 09/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management