Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të nenit 21 dhe 22 të Ligjit bazik nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 13 të Ligjit nr.04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Bazik për Ndërmarrjet Publike, nenit 29 paragrafi 3 pika 6, nenit 30 pika 8 të Statutit të ndërmarrjes nr.01-338/2022 të datës 21.02.2022, nenit 3 dhe  5 paragrafi 1 të Rregullores nr.01-1974/17 për Sistematizimin e Vendeve të Punës  të datës 27.07.2017, Vendimit nr.01-2110/22 të datës 28.09.2022 të Bordit të Drejtorëve, Ndërmarrja Publike Qendrore “Posta e Kosovës “Sh.A. më date 30.09.2022 shpall:

K  O  N  K  U  R  S

Pozita e punës: Kryeshef Ekzekutiv

Kohëzgjatja e kontratës: 3 vite

Orari i punës: I plotë.

Paga: Grada 17

Mbikëqyrës: Bordi i Drejtorëve

Përshkrimi: Posta e Kosovës Sh.A. është duke bërë përpjekje për të zhvilluar biznesin sipas përvojave më moderne të shërbimeve postare dhe komerciale, për t’i arritur standardet ndërkombëtare në ofrimin e shërbimeve postare dhe komerciale. Në këtë aspekt, PK Sh.A. ofron mundësi të barabartë punësimi të profesionistëve që synojnë të jenë pjesë e zhvillimit të biznesit dhe kompetencave të Korporatës, në përputhje me metodat dhe praktikat moderne.

Kohëzgjatja e kontratës: Konform nenit 4 dhe 15 të Rregullores për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës për Punonjësit e Postës së Kosovës nr. 01-2456/17, të datës 20.09.2017,  kontrata e punës është për kohë të caktuar në kohëzgjatje prej tri (3) viteve;

Detyrat dhe përgjegjësitë e Kryeshefit Ekzekutiv janë të përcaktuara në ligjet në fuqi, Statutin e ndërmarrjes si dhe Kodin e Etikës dhe Qeverisjes Korporative dhe në Rregulloren për Sistematizimin e Vendeve të Punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Së bashku me ekipin e Menaxhmentit Ekzekutiv të PK Sh.A., përpilon dhe rekomandon planet
  • strategjike tek Bordi i Drejtorëve që do të sigurojnë rritjen fitimprurëse të ndërmarrjes dhe arritjen e objektivave të biznesit të PK-së dhe shërbimeve postare;
  • Implementon planin e aprovuar të biznesit të PK-së, gjithnjë duke u bazuar në rritjen, zhvillimin
  • dhe implementimin e shërbimeve postare;
  • Rishikon dhe raporton tek Bordi i Drejtorëve për progresin e përgjithshëm në sfond të objektivave operative dhe financiare dhe inicion kurse të veprimit për implementim;
  • Siguron që janë vendosur proceset dhe sistemet që i mundësojnë ZKE-së ta mbajë Bordin e Drejtorëve të informuar për të gjitha aktivitetet e PK-së,si dhe për faktorët e jashtëm që burojnë nga tregu, Qeveria dhe zyrat rregullative;
  • Vepron si ndërlidhje në mes të Menaxhmentit dhe Bordit;
  • Krijon kulturë korporative, gjë që e ndihmon tërheqjen, mbajtjen dhe motivimin e të
  • punësuarve në të gjitha nivelet, si dhe progres të vazhdueshëm dhe inkurajim të performancës
  • optimale;
  • Udhëheq ekipin e Menaxhmentit Ekzekutiv dhe rregullisht shqyrton me Bordin planin për
  • zhvillimin dhe suksesin e Menaxhmentit Ekzekutiv;
  • Siguron që janë të zhvilluara politika dhe procedura efikase të burimeve njerëzore (duke
  • përfshirë rekrutimin, menaxhimin e performancës, trajnimet, planifikimet e suksesshme,
  • raportet e punonjësve dhe kompensimet) për të përkrahur objektivat strategjike të
  • ndërmarrjes;
  • Siguron që janë të vendosura kontrollet efikase të zbulimit, kontrollet e brendshme dhe sistemi
  • i menaxhimit të informatave;
  • Menaxhon dhe mbikëqyrë komunikimet në mes të ndërmarrjes, Qeverisë (si aksionare), palëve
  • të tjera me interes dhe publikut;
  • Vepron si zëdhënësi kryesor për ndërmarrjen;
  • Siguron që mbahen komunikime efikase dhe raporte të duhura me Njësinë e NP-ve dhe grupet
  • e tjera të interesit;
  • Siguron që ndërmarrja mban standarde të larta të etikës dhe përgjegjësive shoqërore në pajtim
  • me këtë Kod.

Kandidati/ja duhet të posedoj:

  • Diplomë universitare nga fusha e shkencave teknike, ekonomike, juridike, menaxhment të
  • biznesit ose fusha të ngjashme;
  • Minimum 5 vjet përvojë pune relevante, prej të cilave së paku 3 vite në menaxhment të nivelit të lartë -në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, konsulencë në biznes ose industri;
  • Eksperienca në nivel të lartë të menaxhmentit në ambient konkurrues është përparësi;
  • Përvojë e suksesshme në implementimin e ndryshimit të menaxhmentit dhe/ose ndryshimeve të shpejta ose të reja të tregjeve dhe industrive;
  • Përvojë dhe arritje të dëshmuara në arritje të shërbimeve, si dhe njohja dhe kuptimi i rajonit dhe kulturës është përparësi e dukshme;
  • Aftësi për të udhëhequr përmes vizionit dhe vlerave;
  • Aftësi për të menduar dhe vepruar në mënyrë strategjike duke mbajtur në të njëjtën kohë perspektivë pragmatike;
  • Njohuri financiare, me aftësinë për të kuptuar dhe interpretuar të dhënat financiare për vendimmarrje.
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  • Etik profesionale dhe të jetë në gjendje të punoj nën presion;
  • Njohuri të ligjeve dhe akteve tjera me të cilat punon ndërmarrja në zhvillimin dhe administrimin e saj
  • Aftësi shumë të mira të punës më kompjuter;
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
  • Duhet të posedon lidershipin (udhёheqёsinё) e kёrkuar dhe shkathtёsitё menaxheriale dhe aftёsitё pёr tё kryer detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tij/saj;
  • Ështё i gatshёm dhe i aftё tё implementojё strategjinё e definuar nga Bordi;
  • Ështё nё gjendje tё ushtrojё vlerёsime objektive dhe tё pavarura nё interes ekskluziv tё Ndёrmarrjes;

Përveç kërkesave të lartëcekura, kandidatët duhet të jenë persona me integritet të njohur të cilët (i) i plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, (ii) i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2, pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l) (iii) nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të kompanisë gjegjëse dhe (iv) kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidati, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në e-mail:

  1. Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e PK-së https://postakosoves.com/publikime/mundesi-punesimi/ );
  2. Deklaratën nën betim ( e cila shkarkohet nga web -faqja e PK-së https://postakosoves.com/wp-content/uploads/2021/09/Deklarata-nën-betim.-pdf.pdf
  3. CV – Biografia;
  4. Diploma mbi shkollimi në kopje të noterizuar, (diploma e fituar jashtë Republikës Kosovës duhet të jetë e nostrifikuar sipas Ligjit);
  5. Dëshmi mbi përvojën e punës;
  6. Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës valide;
  7. Dëshmi nga Gjykata kompetente që ndaj kandidatit në fjalë nuk është duke u zhvilluar procedurë penale, jo më të vjetër se 6 muaj.

-Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Vërejtje: Dokumentacioni i dërguar për këtë konkurs duhet të jetë kopje (përveç certifikatës nën hetime të lëshuar nga Gjykata që me rastin e intervistës duhet të sjellët origjinal si dhe kopja e diplomës së shkollimit duhet të jetë e noterizuar) sepse të njëjta nuk i kthehen kandidatëve.

Informata të përgjithshme:

-Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.

-Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.

Mënyra e Aplikimit:

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes e-mailit : hr.konkursi@postakosoves.com duke cituar në “subject” titullin e pozitës që aplikon.

Konkursi është i hapur nga data 30.09.2022 dhe përfundon më datë 31.10.2022 në ora 24:00.                                                            


Na osnovu članova 21 i 22 osnovnog zakona br.03/L-087 o Javnim Preduzećima, u vezi sa članom 13 Zakona br.04/L-111 o Izmenama i Dopunama osnovnog zakona o Javnim Preduzećima, član 29 stav 3, tačka 6, član 30 tačka 8 Statuta preduzeća broj 01-338/2022 od 21.02.2022, član 3 i 5 stav 1 Uredbe br.01-1974/17 o Sistematizaciji Radnih Mesta od 27.07.2017. Odluka br.01-2110/22 dana 22.09.2022 Odbora direktora, Centralno Javno Preduzeće "Pošta Kosova" A.D. dana 30.09.2022. objavljuje:

 

K  O  N  K  U  R  S

Radno mesto: Izvršni Direktor

Trajanje ugovora: 3 godine

Radno vreme: Puno radno vreme

Plata: Rang 17

Nadzornik: Upravni Odbor

Opis: Posta e Kosova Sh.A. ulaže napore da razvija poslovanje prema najsavremenijim iskustvima poštanskih i komercijalnih usluga, da dostigne međunarodne standarde u pružanju poštanskih i komercijalnih usluga. S tim u vezi, PK A.D. pruža jednake mogućnosti zapošljavanja profesionalcima kojima je cilj da budu deo razvoja poslovanja i kompetencija Korporacije, u skladu sa savremenim metodama i praksom.

Trajanje ugovora: U skladu sa članom 4. i 15. Uredbe o regulisanju radnog odnosa za zaposlene u Pošti Kosova br. 01-2456/17, od 20.09.2017.godine, ugovor o radu je na određeno vreme od tri (3) godine.

Dužnosti i odgovornosti Izvršnog Direktora ID, definisani su važećim zakonima, Statutom preduzeća kao i Etičkim kodeksom i korporativnim upravljanjem i Pravilnikom o sistematizaciji radnih mesta.

Glavne dužnosti i odgovornosti:

  • Zajedno sa timom Izvršnog Menadžmenta PK A.D., sastavlja i preporučuje strateške planove za Upravni odbor koji će obezbediti profitabilan rast preduzeća i postizanje poslovnih ciljeva PK i poštanskih usluga;
  • Sprovodi odobreni poslovni plan PK, uvek zasnovan na rastu, razvoju i implementaciji poštanskih usluga;
  • Razmatra i izveštava Upravnom odboru o ukupnom napretku u odnosu na operativne i finansijske ciljeve i inicira pravce delovanja za implementaciju;
  • Osigurava da su uspostavljeni procesi i sistemi koji omogućavaju ID da obaveštava Upravnom odboru o svim aktivnostima PK, kao i spoljnim faktorima koji potiču sa tržišta, Vlade i regulatornih kancelarija;
  • Deluje kao veza između Menadžmenta i Odbora;
  • Stvara korporativnu kulturu, koja pomaže privlačenju, zadržavanju i motivaciji zaposlenih na svim nivoima, kao i kontinuirani napredak i podsticanje učinka optimalno;
  • Vodi Tim Izvršnog Menadžmenta i redovno razmatra sa Odborom plan za razvoj i uspeh Izvršnog Menadžmenta;
  • Osigurava da se razviju efikasne politike i procedure za ljudske resurse (uključujući zapošljavanje, upravljanje učinkom, obuku, uspešno planiranje, odnosi sa zaposlenima i naknade) za podršku strateškim ciljevima preduzeća;
  • Osigurava da su uspostavljene efikasne kontrole otkrivanja, interne kontrole i sistem upravljanja informacijama;
  • Upravlja i nadgleda komunikaciju između kompanije, Vlade (kao akcionara), drugih zainteresovanih strana i javnosti;
  • Deluje kao glavni zastupnik kompanije;
  • Osigurava da se efikasna komunikaciju i odgovarajući odnosi održavaju sa Jedinicom za JP i drugim interesnim grupama;
  • Osigurava da kompanija održava visoke standarde etike i društvene odgovornosti u skladu sa ovim Kodeksom.

Kandidat/kinja treba da poseduje:

  • Univerzitetska diploma iz oblasti tehničkih nauka, ekonomije, prava, poslovnog menadžmenta ili sličnih oblasti;
  • Najmanje pet (5) godina relevantnog radnog iskustva, od čega najmanje tri (3) godine na visokom nivou menadžmenta - u oblasti poslovne administracije, korporativnih finansija, konsaltinga u poslovanju ili industriji;
  • Iskustvo na visokom nivou menadžmenta u konkurentskom okruženju je prednost;
  • Uspešno iskustvo u implementaciji promene upravljanja i/ili brzih ili novih promena na tržištima i industrijama;
  • Dokazano iskustvo i dostignuća u pružanju usluga, kao i poznavanje i razumevanje regiona i kulture su izrazita prednost;
  • Sposobnost vođenja kroz viziju i vrednosti;
  • Sposobnost strateškog razmišljanja i delovanja uz održavanje pragmatične perspektive;
  • Finansijsko znanje, sa sposobnošću razumevanja i tumačenja finansijskih podataka za donošenje odluka.
  • Poznavanje engleskog jezika je prednost;
  • Profesionalna etika i sposobnost rada pod pritiskom;
  • Poznavanje zakona i drugih akata sa kojima preduzeće radi u svom razvoju i administraciji
  • Veoma dobro poznavanje rada na računaru;
  • Dobre organizacione i komunikacione veštine;
  • Mora da poseduje potrebne liderske i menadžerske veštine i sposobnosti za obavljanje svojih dužnosti i odgovornosti;
  • Spreman i sposoban da sprovede strategiju koju definiše Odbor;
  • U stanju je da vrši objektivne i nezavisne procene u isključivom interesu preduzeća;

Pored gore navedenih uslova, kandidati moraju biti osobe poznatog integriteta koje (i) ispunjavaju kvalifikacione uslove prema članu 17.1, (ii) ispunjavaju kriterijume nezavisnosti prema članu 17.2, tačke (d), (f), (j ), (k) i (l), (iii) nisu, ili u bilo kom trenutku tokom perioda od trideset šest (36) meseci pre datuma prijave nisu bili Direktori Odbora relevantne kompanije i, (iv ) ima potrebno stručno iskustvo i obrazovanje potrebno za predmetno radno mesto.

Potrebna dokumentacija:

Kandidat, sledeće dokumente treba poslati u skeniranom obliku na imejl poštu:

  1. Aplikaciju za zapošljavanje (može se preuzeti sa veb stranice PK https://postakosoves.com/publikime/mundesi-punesimi/);
  2. Izjava pod zakletvom (koja se može preuzeti sa veb stranice PK https://postakosoves.com/ep-content/uploads/2021/09/Deklarata-nën-betim.-pdf.pdf)
  3. CV – Biografija;
  4. Diploma o školovanju u overenoj kopiji (diploma stečena van Republike Kosovo mora biti overena u skladu sa zakonom);
  5. Dokaz o radnom iskustvu;
  6. Kopija važeće lične karte ili pasoša;
  7. Dokaz nadležnog suda da se protiv navedenog kandidata ne vodi krivični postupak, ne stariji od šest (6) meseci.

-Svako falsifikovanje materijala, bilo namerno ili iz nemara, ili materijalna promena u odnosu na informacije date u gore pomenutoj izjavi, rezultiraće trenutnom diskvalifikacijom.

Napomena: Dokumentacija koja se šalje na ovaj konkurs mora biti kopija (osim potvrde o istrazi izdatog od strane Suda, koji se mora doneti u originalu na razgovoru, kao i kopija diplome o stečenom stručnom obrazovanju, koja mora biti overena) jer isti se neće vraćati kandidatima..

Opšte informacije::

  • Na ovaj konkurs imaju pravo da se prijave svi građani bez razlike.
  • Kompanija nudi jednake mogućnosti, podstiče i promoviše angažovanje radnika, pripadnika svih zajednica i različitih polova.

Način Apliciranja:

Prijava se može izvršiti samo putem e-pošte: hr.konkursi@postakosoves.com navodeći u "predmetu" naziv pozicije za koju se prijavljujete.

Konkurs je otvoren od 30.09.2022 i završava se 31.10.2022 u 24:00 ponoć.

Shikime 15,274
Kategoria Menaxhment
Skadon 31/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management