Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ftesë për Aplikim – Ekspert vendor / Trajner

Ngritja e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare

Termat e Referencës

PEMA është organizatë jo-qeveritare në Kosovë, e cila bashkëpunon me autoritetet qendrore, institucionet lokale dhe organizatat tjera për të ofruar shërbime sociale të bazuara në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara. Vizioni i PEMA-s është që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë qasje në shërbime të specializuara të cilësisë së lartë dhe të jenë  të integruar plotësisht në shoqëri.

PEMA, në partneritet me strehimoren Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve (SDSF), është duke implementuar projektin “Mbrojtja sociale e grupeve më të cenueshme të fëmijëve – ofrimi i   shërbimeve  gjithëpërfshirëse  psikosociale,  të strehimit  dhe  të   rehabilitimit”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, ku krahas mbështetjes në ofrim të shërbimeve për fëmijë me aftësi të kufizuara, ky projekt mbështet edhe fuqizimin dhe ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare. Bazuar në nevojën për mbështetje në ngritje të kapaciteteve profesionale, PEMA shpall këtë ftesë për aplikim për Ekspert Vendor/Trajner.

Qëllimi dhe periudha kohore e angazhimit:

PEMA, kërkon të angazhojë 2 ekspert/trajner për të hartuar dhe ofruar një program trajnimi 4 ditor për ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare në kuadër të projektit të lartcekur, lidhur me këto tema: 1) Burnout / Djegia profesionale dhe 2) Higjiena mentale.

Ekspertët/Trajnerët e përzgjedhur do të jenë të angazhuar në PEMA për 4 ditë trajnimi gjatë muajit Tetor 2022.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare (preferohet niveli Master) në psikologji klinike, psikiatri, pedagogji/edukim inkluziv;
  • Së paku 5 vite përvojë pune në fushën e trajnimit dhe zhvillimit, duke përfshirë hartimin e programeve për ngritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare.
  • Aftësi të mira të lehtësimit interaktiv dhe një qasje mësimore adaptive dhe dinamike për të siguruar që të mësuarit përshtatet sipas diskutimeve dhe pyetjeve që paraqiten.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë dokumentet e listuara më poshtë për aplikim në: pema.recruitment@gmail.com më së largu deri më 10 Tetor 2022, në ora 16:00.

  • CV-në
  • 2 Referenca

Propozim i shkurtër (dy faqe) për përmbajtjen dhe metodologjinë e trajnimit.

Shikime 2,491
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 10/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management