Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNËS:

Zyrtar për kredi SME në Ekspoziturën në Fushë Kosovë  (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare;
  • Njohuri të mirë të financave;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Monitorimi i vazhdueshëm i klientëve ekzistues të bakës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
  • Identifikimi i ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe raportimi i informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta;
  • Sigurimi i informatave relevante për Bordin Udhëheqës të Bankës, i cili është kompetent për marrjen e vendimeve;
  • Prezantimin e produkteve te reja dhe ekzistuese të Bankës;
  • Të krijoj besim afatgjatë në relacionin klient-bankë;
  • Të komunikoj vazhdimisht me punëtorët e bankës me qëllim të identifikimit të klientëve potencial;
  • Identifikimi i duhur (saktë) i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
  • Aftësi për vlerësimin në mënyrën e duhur (saktësisht) kapacitetin financiar të klientëve, mbështetjen (këshillimin) e zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit;
  • Të monitoroj zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të shkuarjes (kalimit) të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
  • Të përdor rrjetin e komunikimit joformal për të takuar klientët potencial;
  • Angazhimi maksimal në arritjen e planave të caktuara sipas Planit të biznesit;
  • Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
  • Përgatitja e analizave lidhur me vlerësimin e klientit në Excel;
  • Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj;
  • Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse);
  • Të plotësoj të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredi dhe me kolateralin;
  • Të bëjë monitorimin e klientëve në sistem në baza ditore dhe në rast të arritjes së obligimeve t’i njoftoj klientët;
  • Në rast të mossuksesit të kthimit të obligimeve, sipas procedurave të përgatitë rastin për bartjen në Sektorin për kredi jo-performuese;
  • Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas urdhrit të udhëheqësit më të lartë;

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 8 tetor 2022. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe një letër motivimi.

Aplikacioni i pakompletuar dhe i paraqitur pas datës 8 tetor 2022 mund të refuzohet. Për shkak të numrit të madh të kërkesave që mund të jenë, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 2,778
Kategoria Banka
Skadon 08/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management