Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

The North Unicorn është një kompani e re në Kosovë, e cila ka hapur një zinxhir të marketeve për shitje me pakicë (Deppo Market) në të gjitha qytetet e Kosovës. Marketet i’u ofrojnë konsumatorëve “zbritje të mençura” (Smart Discount) në produktet kryesore ushqimore dhe jo-ushqimore për shtëpi.

Duke u bazuar në vëllimin e punës kompania “The North Unicorn” shpallë konkurs për pozitën: IT Manager

Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese;
  • Kushte të mira të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi i planeve të punës, shqyrtimi i afateve kohore si dhe planifikimi i pajisjeve teknologjike;
  • Kujdesja për montimin e pajisjeve të teknologjisë informative përfshirë kompjuter, printer, skaner dhe pajisje të tjera;
  • Ndihmon personelin e kompanisë në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative, aplikacioneve dhe bazave të të dhënave dhe kryen aktivitete tjera me qëllim për t’i ofruar gjithë personelit qasje të lehtë në sistemin e teknologjisë informative;
  • Instalimi i kompjuterëve me sisteme operative të Windows, Office, dhe softuer tjetër sipas nevojës duke u kujdesur për ruajtjen e shënimeve;
  • Evidentimi i defekteve në pajisje dhe sipas nevojës dhe në konsultim me mbikëqyrësin, i mirëmban rregullisht ato;
  • Kujdesi për konfigurimin dhe administrimin  e vazhdueshëm të infrastrukturës së teknologjisë informative;
  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve fizikë;
  • Ruajtja e konfidencialietit dhe moskeqpërdorimi i të dhënave dhe informacioneve në të cilat ka qasje;
  • Bashkëpunimi me të gjitha departamentet e tjera për tu arritur suksesi i duhur në punë;
  • Kryerja edhe e detyrave të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Aftësitë dhe shkathtësitë:

  • Njohuri profesionale specifike në fushën e teknologjisë informative, të fituar përmes arsimimit dhe programeve të trajnimit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe të vlerësimit të informacionit;
  • Njohuri të shkëqyshme në Adobe Ilustrator, InDesign, Photoshop, Corel Draw, Microsoft Office dhe apikacione të tjera të ngjashme;
  • Të ketë aftësi koordinimi, komunikimi dhe prezantimi të ideve;
  • Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet, të ofrojë ide të reja në cështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
  • Të ketë vëmendje të përkushtuar ndaj detajeve;
  • Fleksibilitet gjatë punës në ekip;
  • Qasja pozitive ndaj ndryshimeve;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim për të interpretuar dhe negociuar informacione të ndryshme me palët e tjera;
  • Aftësi në menaxhimin kohor dhe fleksibilitet në punë në afate të ngushta kohore;
  • Aftësi pë të përballuar kryerjen e disa projekte në një kohë.

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Diplomë universitare Bachelor apo Master në Shkenca kompjuterike apo fusha të tjera relevante;
  • Përvojë në punë dhe detyra të ngjashme;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuter;
  • Posedimi i njohurive në gjuhën angleze.

Tek (subject) të shënohet pozita dhe lokacioni
Te gjithë  të interesuarit duhet të aplikojne në: apliko@thenorthunicorn.com
Afati i fundit per aplikim është deri më: 20/10/2022

Shikime 4,291
Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 20/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management