Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Termat e Referencës

Për kontraktimin e një kompanie ose konsulenti individual për Agrobiznes (Këshillim dhe  përgatitje të planeve të binznesit në bujqësi).

Projekti “IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës - Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ)  dhe zbatuar nga organizatat: Kosova-Women4Women, Care International dhe CRPK ka hapur thirrjen për grante në komunat: Prishtinë, Ferizaj, Graçanicë dhe Junik.

Gjatë kësaj faze dhe në vazhdim, është parashikuar angazhimi i një kompanie ose konsulenti indvidual për agrobiznes, i cili do të asistojë gratë gjatë fazës së zhvillimit të biznesit si dhe do të përgatisë planet e biznesit për gratë në 4 komunat e përcaktuara në thirrje.

Kompania ose konsulenti indvidual do të fokusohet në planifikimin e biznesit, këshilla për menaxhimin e buxhetit dhe financave për bizneset (fermat) fillestare dhe atyre ekzisutese.

Nga ekseprtiza e ofruar, gratë pritet të mësojnë të zhvillojnë një buxhet realist, të formulojnë idenë e tyre dhe të identifikojnë nevojat për biznesin e tyre. Prandaj, qartësimi i pritshmërive dhe qëllimeve në fazën e zhvillimit të planit të biznesit është thelbësor.

Përgjegjësitë:

  • Identifikimi dhe vlerësimi i kërkesave të biznesit;
  • Asistimi i përfituesve potenical me planifikimin e biznesit;
  • Konsulencë Financiare;
  • Përgatitje Plan Biznesi për zgjerimin e aktivitetit ekzistues apo hapjen e një aktiviteti të ri;
  • Asistencë teknike për aplikim në grant që lidhet me agrobiznesin;
  • Trajnime për sipërmarreset/ fermeret e reja;
  • Trajnime për rritjen e kapaciteteve drejtuese të ndërmarrjeve NVM.

Kualifikimet:

  • Të ketë të kryer së paku Master në fusha relevante: Agroekonomi, Ekonomi, Menaxhim dhe Administrim Biznesit, etj.
  • Të paktën tri (3) vjet përvojë pune dhe ekspertizë në fushat relevante
  • Përvojë në mbajtje të trajnimeve
  • Përvojë në shkrimin e planeve të biznesit

Kandidatët që i plotësojnë kërkesat minimale duhet të përcjellin Ofertën financiare, CV-në, si dhe fushat në të cilat mund të mbajnë trajnimin, në email: human.resources@k-w4w.org  jo më larg se 9 Tetor, 2022.

Shikime 2,486
Kategoria
Skadon 09/10/22 (Ka skaduar!)
Orari
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management