Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

TERMAT E REFERENCËS

Ekspert/e për – Zhvillimin e rregulloreve të punës për qendrat e DSK-së, në Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë (përgatitja e dokumentacionit për decentralizim të qendrave)

Zbatuar nga: Down Syndrome Kosova - DSK

Mbështetur nga: Programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Hyrje

Informatat e përgjithshme

Shoqata Down Syndrome Kosova - DSK

OJQ DSK është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga themeluesit që janë prindër të fëmijëve dhe personave me sindromë Down. Numër regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale dhe multi-etnike, e shtrirë me shërbimet e veta, katër (4) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.

Vizioni

Një shoqëri ku respektohet diversiteti njerëzor dhe personat me sindromë Down kanë mundësi të barabartë dhe mund të realizojnë potencialin e tyre.

Misioni

Promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me sindromë Down në Kosovë dhe familjarëve të tyre.

Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 980 famije të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin dhe realizimin e të drejtave të barabarta të personave me sindromë Down dhe në përgjithësi të personave me aftësi të kufizuar. DSK ka punuar dhe vazhdon të punojë fuqishëm në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromë Down. DSK deri më tani ka inicuar nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërdrejtë nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve, të cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.

Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome International (DSI), European Down Syndrome Association (EDSA), Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare në Shoqatën Europiane  të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar (EASPD), Koalicioni Për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar FKAK, CIVIKOS,  Rrjetin  e Grave të Kosovës – RRKG, etj. Shoqata Down Syndrome Kosova ka programet e saj të shtrira në katër regjione; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.

  1. Programi për Intervenim dhe Edukim të Hershëm (PIEH)
  2. Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAAP)

Objektiva

Shoqata Down Syndrome Kosova është duke zbatuar grantin “Zhvillimi organizativ” i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Në kuadër të këtij granti Shoqata Down Syndrome Kosova kërkon të angazhoj një ekspert/e, i/e cili/a do të mbajë punëtori me anëtarët dhe stafin e qendrave të DSK-së, për zhvillimin e rregulloreve të punës për qendrat regjionale si dhe shqyrtimin e modaliteteve për ristrukturimin dhe mënyrat e organizimit të DSK-së në nivel lokal dhe qendror.

Kualifikimet e ekspertit/es

  • I/e diplomuar në studime juridike ose shkenca sociale;
  • Njohuri në fushën e OJQ-ve;
  • Përvoja së paku dy vjeçare në organizata jo-qeveritare në veçanti në hartimin e rregulloreve të punës dhe përgatitjes së dokumentacionit për decentralizim;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe shkrimit;
  • Njohja e gjuhës angleze.

Detyrat

  • Analizimi i politikave të brendshme të DSK-së;
  • Mbajtja e punëtorive me anëtarët dhe stafin e DSK-së, në Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj;
  • Analizë e rekomandimeve të nxjerrura nga punëtoritë;
  • Shqyrtimi i mundësive për ristrukturim dhe mënyrave të organizimit të DSK-së, në nivel lokal dhe qendror;
  • Hartimi i rregulloreve të punës për qendrat regjionale që paraqet hapin e parë drejt decentralizimit të qendrave;
  • Përgatitja e dokumentacionit për decentralizim të qendrave të DSK-së;
  • Dorëzimi i draftit fillestar;
  • Komunikim i rregullt me organizatën e DSK-së, kryesisht me menaxherin e grantit deri në përfundim të aktivitetit;
  • Dorëzimi final i dokumentit.

Koordinimi/përgjegjësia

Eksperti/ja do i raportojë në mënyrë të vazhdueshme DSK-së në lidhje me ecurinë dhe rrjedhën e punës, kryesisht në bashkëpunim të ngushtë me menaxherin e grantit.

Angazhimi

Eksperti/ja e angazhuar do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

Plani kohor

Angazhimi i ekspertit/es për realizimin e këtij aktiviteti është për periudhën Tetor, 2022 – Mars, 2023, me angazhim pune – 12 ditë pune.

Politika për mbrojtje të fëmijëve

Si kusht për të hyrë në marrëdhënie pune, eksperti/ja duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të respektojë termat dhe kushtet e saj. DSK ka një politikë të tolerancës zero ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual. Të gjithë punonjësit e DSK dhe personeli i angazhuar pritet të respektojnë standardet më të larta të sjelljes personale dhe profesionale në çdo kohë, dhe të ofrojnë ndihmë dhe shërbime humanitare në një mënyrë që respekton dhe nxit të drejtat e përfituesve dhe anëtarëve të tjerë të cenueshëm të komuniteteve lokale.

 

Dokumentet dhe procedurat për aplikim

Ekspertët/et e kualifikuar të interesuar/a, duhet të dërgojnë pakon e aplikimit duke përfshirë: 

  • CV-në;
  • Metodologjinë e punës;
  • Dëshmi mbi kualifikimin;
  • Dëshmi mbi punën e ngjajshme;
  • Letrën motivuese;
  • Së paku 2 Letër reference të punës së kaluar;
  • Dokument që personi nuk është nën hetime
  • Oferta financiare e propozuar nga eksperti/ja, në përputhje me tarifat vendore.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjektin; Aplikim: Ekspert/e për zhvillimin e rregulloreve të punës për qendrat e DSK-së, në Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë (përgatitja e dokumentacionit për decentralizim të qendrave)

Ose

Përmes zyres postale në adresën:

Down Syndrome Kosova

Rruga “Nazmi Mustafa”, Pejton, Prishtinë

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 03/10/2022 në ora 16:00

Kjo thirrje shpallet në kuadër te grantit “Zhvillimi organizativ” i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

 

Shikime 2,015
Kategoria Administratë
Skadon 03/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management