Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalTERMAT E REFERENCËS
Kompani apo individ për zhvillimin e platformës online për arkivim, dokumentim, procedura të prokurimit dhe vendimarrjes si dhe monitorim të intervenimeve të DSK-së
Zbatuar nga: Down Syndrome Kosova - DSK
Mbështetur nga: Programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Hyrje
Informtat e përgjithshme
Shoqata Down Syndrome Kosova - DSK
OJQ DSK është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga themeluesit që janë prindër të fëmijëve dhe personave me sindromë Down. Numër regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale dhe multi-etnike, e shtrirë me shërbimet e veta, katër (4) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.
Vizioni
Një shoqëri ku respektohet diversiteti njerëzor dhe personat me sindromë Down kanë mundësi të barabartë dhe mund të realizojnë potencialin e tyre.
Misioni
Promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me sindromë Down në Kosovë dhe familjarëve të tyre.
Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 980 famije të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin dhe realizimin e të drejtave të barabarta të personave me sindromë Down dhe në përgjithësi të personave me aftësi të kufizuar. DSK ka punuar dhe vazhdon të punojë fuqishëm në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromë Down. DSK deri më tani ka inicuar nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërdrejtë nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve, të cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.
Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome International (DSI), European Down Syndrome Association (EDSA), Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare në Shoqatën Europiane të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar (EASPD), Koalicioni Për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar FKAK, CIVIKOS, Rrjetin e Grave të Kosovës – RRKG, etj. Shoqata Down Syndrome Kosova ka programet e saj të shtrira në katër regjione; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.
- Programi për Intervenim dhe Edukim të Hershëm (PIEH)
- Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAAP)
Objektiva
Shoqata Down Syndrome Kosova është duke zbatuar grantin “Zhvillimi organizativ” i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut), në kuadër të së cilit do të implementohen aktivitete për zhvillimin organizativ të DSK-së, për rishikimin, adaptimin dhe plotësimin e politikave të brendshme të DSK-së.
Në kuadër të këtij granti Shoqata Down Syndrome Kosova kërkon të angazhoj një kompani apo individ që do të zhvilloj një platformë online për arkivim, dokumentim, procedura të prokurimit, vendimarrjes dhe monitorim të intervenimeve të DSK-së, si dhe hartimin e rregulloreve për qendrat e DSK-së.
Kualifikimi i nevojshëm
Detyrat dhe përgjegjësit
Nga i/e angazhuari/a pritet;
Angazhimi
Kompania apo individi do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.
Plani kohor
Angazhimi i kompanisë apo individit për realizimin e këtij aktiviteti është për periudhën Shtator, 2022 – Maj, 2023. Ditët e punës do të specifikohen në planin e punës në diskutim me stafin e DSK.
Politika për mbrojtje të fëmijëve
Si kusht për të hyrë në marrëdhënie pune, eksperti/ja duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të respektojë termat dhe kushtet e saj. DSK ka një politikë të tolerancës zero ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual. Të gjithë punonjësit e DSK dhe personeli i angazhuar pritet të respektojnë standardet më të larta të sjelljes personale dhe profesionale në çdo kohë, dhe të ofrojnë ndihmë dhe shërbime humanitare në një mënyrë që respekton dhe nxit të drejtat e përfituesve dhe anëtarëve të tjerë të cenueshëm të komuniteteve lokale.
Kushtet e pagesës
Pagesa e të angazhuarit/es do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do të nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të angazhimit dhe dorëzimit të dokumenteve të cilësisë së pranueshme për DSK-së.
Dokumetet dhe procedurat për aplikim:
*Kërkesa financiare duhet të jetë e detajizuar për secilën punë që do të realizohet, këtu duhet të përfshihen procedurat dhe teknikat e përgatitjes së metodologjisë, mbajtja e takimeve, shkrimi i raporteve dhe një plan tentativ i punës.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjektin: Aplikim: Kompani apo individ për zhvillimin e platformës online për arkivim, dokumentim, procedura të prokurimit dhe vendimarrjes si dhe monitorim të intervenimeve të DSK-së
Ose
Përmes zyres postale në adresën:
Down Syndrome Kosova
Rruga “Nazmi Mustafa”, Pejton, Prishtinë
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 03/10/2022 në ora 16:00
Kjo thirrje shpallet në kuadër te grantit “Zhvillimi organizativ” i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.