Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Ekspert/e për rishikimin, adaptimin dhe plotësimin e politikave të brendshme të DSK-së

Down Syndrome Kosova
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

TERMAT E REFERENCËS

Ekspert/e për – Për rishikimin, adaptimin dhe plotësimin e politikave të brendshme të DSK-së.Zbatuar nga: Down Syndrome Kosova

Mbështetur nga: Programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Hyrje

Informtat e përgjithshme

Shoqata Down Syndrome Kosova - DSK

OJQ DSK është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga themeluesit që janë prindër të fëmijëve dhe personave me sindromë Down. Numër regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale dhe multi-etnike, e shtrirë me shërbimet e veta, katër (4) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.

Vizioni

Një shoqëri ku respektohet diversiteti njerëzor dhe personat me sindromë Down kanë mundësi të barabartë dhe mund të realizojnë potencialin e tyre.

Misioni

Promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me sindromë Down në Kosovë dhe familjarëve të tyre.

Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 980 famije të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin dhe realizimin e të drejtave të barabarta të personave me sindromë Down dhe në përgjithësi të personave me aftësi të kufizuar. DSK ka punuar dhe vazhdon të punojë fuqishëm në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromë Down. DSK deri më tani ka inicuar nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërdrejtë nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve, të cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.

Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome International (DSI), European Down Syndrome Association (EDSA), Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare në Shoqatën Europiane  të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar (EASPD), Koalicioni Për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar FKAK, CIVIKOS,  Rrjetin  e Grave të Kosovës – RRKG, etj. Shoqata Down Syndrome Kosova ka programet e saj të shtrira në katër regjione; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.

  1. Programi për Intervenim dhe Edukim të Hershëm (PIEH)
  2. Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAAP)

Objektiva

Shoqata Down Syndrome Kosova është duke zbatuar grantin “Zhvillimi organizativ” i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut), në kuadër të së cilit do të implementohen aktivitete për zhvillimin organizativ të DSK-së, për rishikimin, adaptimin dhe plotësimin e politikave të brendshme të DSK-së.

Kualifikimi i nevojshëm

  • I/e diplomuar në studime juridike ose shkenca sociale;
  • Përgaditje akademike dhe përvojë në rishikim të rregulloreve dhe politikave të organizatës me qëllimin e angazhimit;
  • Përvojë e gjerë dhe dokumentim i përvojës së punës për angazhime të tilla;
  • Njohuri rreth punës së OJQ-ve.
  • Përvoja së paku dy vjeçare në organizata jo-qeveritare në veçanti në shkrimin e rregulloreve dhe politikave të OJQ-ve;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe shkrimit;
  • Njohja e gjuhës angleze.

Qëllimi i angazhimit dhe Përgjegjësitë

Qëllimi i angazhimit të eksperti/es për rishikimin, adaptimin dhe plotësimin e politikave të brendshme të DSK-së. Down Syndrome Kosova që nga viti 2017 ka pasur zhvillim dhe rritje të numrit të stafit duke u bazuar në standartet që tash ka krijuar. Ky ndryshim ka paraqitur nevojën për për rishikimin, adaptimin dhe plotësimin e politikave të brendshme të DSK-së konform standardeve të krijuara brenda DSK-ës.

Detyrat

  • Vlerësimi i politikave ekzituese të DSK-ës;
  • Mbajtja e takimeve me stafin menaxhues të DSK;
  • Paraqitja e rekomandimeve për plotësim, ndryshim të politikave;
  • Analiza e rekomandimeve nga stafi menaxhues i DSK;
  • Paraqitja e pakos fillestare të politikave me ndryshim/plotësime;
  • Komunikim i rregullt me organizatën e DSK deri në përfundim të detyrës së kontraktuar;
  • Dokumentet nuk konsiderohen finale deri ne miratim nga menaxhmeti i DSK-ës.

Angazhimi

Eksperti/ja e angazhuar do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Shoqata Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

Plani kohor

Angazhimi i ekspertit/ës për realizimin e detyrës është për periudhën Tetor, 2022 – Maj, 2023, me angazhim pune – 18 ditë, fazat e procesit të punës do të përcaktohet në plan aneks i kontratës.

Koordinimi/përgjegjësia

Eksperti/ja do të  bashkëpunoj me menaxherin dhe do ti raportoj në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me ecurinë dhe rrjedhën e punës.

Politika për mbrojtje të fëmijëve

Si kusht për të hyrë në marrëdhënie pune, eksperti/ja duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të respektojë termat dhe kushtet e saj. DSK ka një politikë të tolerancës zero ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual. Të gjithë punonjësit e DSK dhe personeli i angazhuar pritet të respektojnë standardet më të larta të sjelljes personale dhe profesionale në çdo kohë, dhe të ofrojnë ndihmë dhe shërbime humanitare në një mënyrë që respekton dhe nxit të drejtat e përfituesve dhe anëtarëve të tjerë të cenueshëm të komuniteteve lokale.

Dorëzimi i ofertave

Ekspertët/et e kualifikuar të interesuar/a, duhet të dërgojnë pakon e aplikimit duke përfshirë: 

  • CV-në;
  • Metodologjinë e punës;
  • Dëshmi mbi kualifikimin;
  • Dëshmi mbi punën e ngjajshme;
  • Letrën motivuese;
  • Së paku 2 Letër reference të punës së kaluar;
  • Dokument që personi nuk është nën hetime
  • Oferta financiare e propozuar nga eksperti/ja, në përputhje me tarifat vendore.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjektin; Aplikim: Ekspert/e për – Rishikimin, adaptimin dhe plotësimin e politikave të brendshme të DSK-së.

Ose

Përmes zyres postale në adresën:

Down Syndrome Kosova

Rruga “Nazmi Mustafa”, Pejton, Prishtinë

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 03/10/2022 në ora 16:00

Kjo thirrje shpallet në kuadër te grantit “Zhvillimi organizativ” i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e aplikacioneve dhe numri i kandidatëve të përzgjedhur në listën e ngushtë, DSK mund të kërkojë nga kandidatët e listës së ngushtë t’i nënshtrohen testeve dhe/ose intervistave shtesë. Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme,DSK mban të drejtën që të mos përzgjedh asnjë nga kandidatët e paraqitur.

Shikime 1,148
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 03/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management