Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

RN00009851
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 29/08/2022
Afati për aplikim: 28/09/2022 - 12/10/2022

Bazuar në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57, Ligjin Nr. 04/L-106 për Teatrot, Statutin e Teatrit Kombetar te Kosoves, Rregulloren (QRK)Nr.15/2018, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe te Punonjësve Professional të Trashëgimisë Kulturore dhe Udhezimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, per Rregullimin e Procedurave te Konkursit ne Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall : 

KONKURS 

  • Titulli i punës: Mjeshtër Zëri
  • Institucioni: Teatri Kombëtar i Kosovës
  • Vendi: Prishtinë
  • Kategoria funksionale: Krijuesit dhe Performuesit e Kulturës dhe Punonjësit Profesional të Trashëgimisë Kulturore
  • Paga: Paga Fikse -375.0 €
  • Numri i referencës: RN00009851
  • Kodi: RPC0003574
  • I përgjigjet: Drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  1. Është përgjegjës për mbarëvajtjen e muzikës dhe zërimit gjatë shfaqjes;
  2. Eshtë përgjegjës për vendosjen dhe lidhjen e zërimit për shfaqje, gjatë provave;
  3. Eshtë përgjegjës për mbarëvajtjen e provave zëruese gjatë shfaqjes;
  4. Në bashkëpunim me kompozitorin dhe regjisorin e shfaqjes, realizon punët dhe kërkesat e tyre. 

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë 

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë: 

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji. 

Kualifikimet dhe përvoja: 

  • Shkollim i mesëm;
  • Eksperiencë pune, si Mjeshtër Zëri në Teatër apo koncerte;
  • Njohuri e përgjithshme e punës në Teatër;
  • Gjuha Angleze e domosdoshme;
  • Vërtetimi që nuk është nën hetime. 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin; Ligji për Zyrtarët Publik, Nr.06/L-114, Ligji për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57, Ligji Nr. 04/L-106 për Teatrot, Statutin e Teatrit Kombëtar te Kosovës, Rregulloren (QRK)Nr.15/2018, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe te Punonjësve Professional të Trashëgimisë Kulturore dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave te Konkursit ne Sektorin Publik 

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, për pozitat e shpallura më lartë, kandidatët do t'i nënshtrohen testimit me shkrim dhe me gojë sipas nenit 10 dhe 11 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik. 

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është pa afat të caktuar. 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Data e njoftimit në web faqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 29.08.2022 deri me dt. 27.09.2022, ndërsa data e aplikimit është , nga data 28.09.2022 deri me datën 12.10.2022. Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e MKRS-se. 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit
civil e administratës publike qendrore dhe lokale. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme. 

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata shtesë kontaktoni në numrin 038211449 dhe 038 211921( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/). 

Shikime 2,664
Kategoria Art dhe Kulturë
Skadon 12/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management