Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Bazuar në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57, Statutit te Galerisë Kombëtare të Kosovës-GKK, Rregulloren (QRK) Nr.15/2018, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe të Punonjësve Professional të Trashëgimisë Kulturore dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit rishpall : 

 

KONKURS PUBLIK 

  • Titulli i pozites-Kurator i ekspozitave
  • Institucioni: Galeria Kombëtare e Kosovës-GKK
  • Kategoria Funksionale / Paga fikse: 637 €
  • Numri i Referencë: RN00009853
  • Kodi: RPC0003575
  • Vendi: Prishtinë
  • Raporton te : Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgatitë konceptet për ekspozitat në tërësi
  • Bashkëpunon me Galeri dhe Muzeume tjera - këmbimin e programit për ekspozita, përgatitë ekspozita kolektive dhe aktivitete tjera;
  • Merr pjesë në projektimin e përgatitjes së ekspozitave, të kohëpaskohshme dhe të përhershme;
  • Rregullisht përcjellë ekspozitat që organizohen në Prishtinë dhe jashtë saj;
  • Merr pjesë në përgatitjen e materialit promovues;
  • Organizon aktivitete tjera në Galeri - biseda, ligjërata, projektim të filmit, video performancë etj., të cilat janë paraparë me programin e Galerisë;
  • Përgatitë ekspozita personale dhe kolektive, ekspozita kolektive, monografike, studiuese, propozimet për ekspozita;
  • Përgatitë materialin për katalogë (biografinë, reproduksionet, përkthimin);
  • Siguron me kohë materialin, prej autorit për katalog dhe kujdeset për kompletimin e tij;
  • Mbikëqyre gjendjen e veprave. 

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë: 

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje; 
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji. 

Kualifikimi dhe përvoja 

  • Diplomë Universitare - Fakulteti i Arteve, Fakulteti Filozofik: Drejtimi Historia e Artit;
  • Duhet të ketë përvoje pune profesionale, 3 (tri) vite;
  • Aftësi për të udhëhequr një ekip, ose grupe punuese;
  • Aftësi negociuese dhe bindëse për të përfaqësuar interesat e Institucionit;
  • Të ketë fleksibilitet në analizimin dhe vlerësimin e çështjeve;
  • Të jetë në gjendje të punojë nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune;
  • Njohja e domosdoshme e gjuhëve zyrtare të Kosovës, në të folur dhe të shkruar;
  • Njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshme;
  • Njohuri e punës me kompjuter, Word, Excel;
  • Vërtetimi që nuk është nën hetime. 

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: Ligji për Zyrtarët Publik, Nr.06/L-114, Ligji Nr. 02-L-57 për Institucionet e Kulturës, Statutiti i Galerisë Kombëtare të Kosovës-GKK dhe Udhëzimi Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik. 

Procedurat e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është pa afat të caktuar. 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Data e njoftimit në web faqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 29.08.2022 deri me dt27.09.2022, ndërsa data e aplikimit është nga data 28.09.2022 deri me datën 12.10.2022. Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e MKRS-se. 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme. Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata shtesë kontaktoni në numrin 038211449 dhe 038 211921( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/).

Shikime 2,934
Kategoria Art dhe Kulturë
Skadon 12/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management