Birra Peja SH.A., shpall konkurs për vende të lira të punës:
Pozita: Teknolog/e në prodhim (2)
Vendi: Pejë
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Organizimi i të gjitha punëve për zhvillimin e procesit të prodhimit, sipas fazave në të gjitha pjesët e njësisë punuese të prodhimit të birrës;
- Dhënja e instruksioneve konkrete dhe urdhërave të punës kryesve për kryerjen e operacioneve teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
- Përcjellja e saktësisë së zbatimit të parametrave të dhëna teknologjike gjatë kryerjes së operacioneve të caktuara teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
- Përcjellja e përditshme e rezultateve të analizave kimike dhe mikrobiologjike dhe ndërmarrja e masave të mëvonshme për eleminimin e shkaqeve të rezultateve negative;
- Mbikqyrja e realizimit të detyrave të dhëna të punës nga ana e kryesve;
- Kontrollon gjendjen në prodhim dhe për problemet eventuale e njofton udhëheqësin e njësisë punuese;
- Dhënja e raporteve mujore udhëheqësit të njësisë punuese lidhur me prodhimin e realizuar;
- Kryen edhe punë të tjera sipas urdhërit të Drejtorit të prodhimit.
Kualifikimet:
- I/e diplomuar në Bachelor në Bioteknologji ushqimore ose Teknologji ushqimore;
- Përvojë punë profesionale prej një (1) viti;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip;
- I/e përshtatshme me orarin fleksibël të punës;
- I/e kujdesshëm dhe i/e përpiktë në detyrë.
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm "Apliko".
Vetëm kandidatët që hyjnë në listen e ngushtë do të kontaktohen dhe ftohen për intervsitë.
