Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë nga shtatori i vitit 2019 ka filluar zbatimin e projektin regjional “Fuqizimi dhe aftësimi i te rinjve përmes mundësive te reja (YEEP )”, projekt i financuar Nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë së bashku me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe Serbi si dhe Herman Gmeiner Fund Development (HGFD) është në procesin e aplikimit për fazën e dytë të projektit regjional “ Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja (YEEP2)” dhe është në kërkim të partneritetit me OJQ-të tjera vendore të cilat në fushëveprimin e tyre e kanë edhe punën me të rijnë të margjinalizuar.

Me qëllim të finalizimit të procesit të aplikimit tek BMZ, SOS Fshatrat e Fëmijëve ka hapur thirrjen për shprehje të interesimit për partneritet për OJQ -të vendore cilat veprojnë në: Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj, të cilat veç tjerash në fokus të punës së tyre kanë të rinjtë e margjinalizuar dhe punësimin e tyre.

Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të cilat veprojnë të Prizren, Gjlan, Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj mund ta shprehin interesimin e tyre për partneritet duke dërguar në email adresën info@soskosova.org dokumentet në vijim:

  • Rezyme të organizatës dhe qytetin në të cilin veprojnë OJQ (formatin e rezymesë se organizatës mund ta shkarkoni në këtë link: https://www.soskosova.org/wp-content/uploads/2022/09/Formati-Rezymese.docx )
  • Certifikatën e regjistrimit në Kosovë;
  • Statutin e organizatës

Thirrja për partneritet është e hapur deri me datën 04 tetor 2022

Çfarëdo pyetje që mund të keni rreth shprehjes së interesimit për partneritet mund të na shkruani

në emailin info@soskosova.org.

Përshkrimin e detajuar të kësaj thirrje mund a shkarkoni nga vegëza në vijim:

https://www.soskosova.org/shpallje/

Shikime 1,988
Kategoria
Skadon 04/10/22 (Ka skaduar!)
Orari
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management