Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM PLUS

Menaxher/e Gjeneral/e

Castrol
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

MENAXHER/E GJENERAL/E

Si një anëtar i Ekipit Menaxhues të Castrol për Kosovë, ky rol ka përgjegjësinë për mbikqyrjen e operimeve ditore brenda kompanisë në përputhje me strategjinë afatgjate të kompanisë.

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Mbikëqyrë dhe kontrollon operimet e brendshme të kompanisë.
  • Drejton dhe motivon stafin duke avancuar angazhimin e tyre drejt një ekipi me performancë të lartë
  • Drejton me shembullin personal dhe inkurajon të gjithë punonjësit që të kryejnë aktivitetet e tyre në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi dhe standardet dhe politikat e Kompanisë
  • Mban një njohuri të thellë të tregjeve dhe industrisë së kompanisë
  • Zhvillon iniciativa dhe propozime për përmirësimin e efikasitetin të operimeve të kompanisë në të gjitha departamentet
  • Mbikëqyr të gjitha operacionet dhe aktivitetet e biznesit për t'u siguruar që ato prodhojnë rezultatet e dëshiruara dhe janë në përputhje me strategjinë dhe misionin e përgjithshëm
  • Rishikon raportet financiare dhe jofinanciare për të gjetur zgjidhje ose përmirësime
  • Zbaton respektimin e udhëzimeve ligjore dhe politikave të brendshme për të ruajtur ligjshmërinë e kompanisë dhe etikën e biznesit
  • Ndërton marrëdhënie besimi me partnerët dhe klientët e kompanisë
  • Analizon situatat dhe dukuritë problematike brenda ekipit dhe ofron zgjidhje për të siguruar qëndrueshmërinë dhe rritjen e kompanisë

Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Diploma univerzitare në Menaxhment, Ekonomi, ose Financa është e domosdoshme
  • Minimum 5 vite përvojë pune në pozita menaxhuese
  • Njohuri të thella të financave në korporata dhe funksioneve operative të biznesit (e domosdoshme)
  • Një mentalitet sipërmarrës me aftësi të jashtëzakonshme organizative dhe drejtuese
  • Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe të folurit në publik
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze
  • Aftësi për të punuar nën presion, për të planifikuar ngarkesën personale të punës në mënyrë efektive dhe për të deleguar.

Shikime 6,824
Kategoria Menaxhment Ekzekutiv
Skadon 28/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management