Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Vende të lira pune

Mudo Concept
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Aventura jonë, e cila filloi në një dyqan prej 12 metrash katrorë në Turqi në vitin 1964, vazhdon të zgjerohet tani edhe në Kosovë. Sot Mudo është rrjeti më i madh i shitjes me pakicë në mobilie dhe dekorime shtëpiake në Turqi. Mudo ka më tepër se 120 dyqane të shtrira në shtete të ndryshme, me më shumë se 1,400 punonjës dhe më shumë se 90,000 metra katrorë sipërfaqe shitjeje.

Pozitat e hapura për punë në Mudo Concept janë:

  • 6 Shitës/e në galerinë e mobilieve, aksesorëve dhe dekorimeve shtëpiake
  • 6 Asistent në depo/Montues

Shitës/e në galerinë e mobilieve, aksesorëve dhe dekorimeve shtëpiake

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përvojë me shitjet dhe shërbimin ndaj klientit, mundësisht përvojë nga shitjet e mobiljeve ose lloje të tjera blerjesh me vlerë është e preferuar
  •  Motivoheni nga shitjet aktive dhe shërbimi ndaj klientëve
  • Jeni në gjendje t'i qaseni detyrave me një mendje të strukturuar dhe të orientuar drejt qëllimit.
  • Komunikon me klientët për të kuptuar nevojat dhe preferencat e tyre
  • Kujdeset që produktet janë të vendosura dhe ekspozuara në përputhje me standardet e caktuara
  • Kryen detyra të tjera siç i janë caktuar

Kualifikimet e kërkuara:

  • Së paku shkolla e mesme
  • Së paku 6 muaj përvojë në shitje, preferohet ne sektorin e mobilieve dhe dekorimeve
  • Aftësi për të punuar në ekip
  • Aftësi komunikuese dhe fleksibilitet
  • Afiniteti për modën e mobilieve, askesorëve dhe dekorimeve shtëpiake

Paga fillestare 400 euro neto + shujta ditore;

Orari i punës 7 orë në ditë (Hënë - Shtunë).


Asistent në depo/Montues

Përgjegjësitë kryesore:

  • Asiston në punët e depos
  • Ndihmon në përmbushjen e porosive të klientëve duke i derguar ato në destinacionet e klientëve dhe bën montimin e tyre.
  • Kujdeset për sigurinë e produkteve, të jenë sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara.
  • Zhvendosja e produktit në vendndodhjen përfundimtare të shitjes (në magazinë ose në destinacionet e klientit).
  • Kryerja e rimbushjes së hapësirës së shitjeve me fleksibilitet dhe sipas udhëzimeve vizuale të përcaktuara
  • Kryerja e detyrave tjera të caktuara nga udhëheqësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës fillore, preferohet diplomë e shkollës së mesme.
  • Aftësi fizike;
  • Shkathtësi të punës në grup
  • I kujdesshëm ndaj detajeve

Paga fillestare 400 euro neto + shujta ditore;

Orari i punës 7 orë në ditë (Hënë - Shtunë).

Apliko duke dërguar CV-në dhe dokumentet tjera që mendoni se mund të krijojnë përparësi në punësimin tuaj në mudoconceptks@gmail.com. Në subjekt shënoni Emrin&Mbiemrin dhe pozitën për të cilën po aplikoni.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do të njoftohet për intervistë.

Afati i fundit për aplikim është më datë 5 Tetor 2022, ora 16:00.

Shikime 2,809
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 05/10/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management