Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs

Shoqata Down Syndrome Kosova - Qendra në Prishtinë - në kuadër të Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional, shpall konkurs për vend të lirë pune në pozitën e mëposhtme.

Përshkrim i organizatës

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.

Kualifikimet / Përvoja e punës

  • Diplomë të studimeve themelore në fushën e Punës Sociale, Psikologji, ose fushave të tjera sociale.
  • Master / përparësi
  • Licencë pune
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze
  • Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit psiko-social tek personat me sindromë Down
  • Të ketë përvojë pune me personat me aftësi të kufizuar
  • Të ketë aftësi të mira në punën grupore
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Të ketë njohuri mbi të drejtat, mbrojtjen dhe politika për mbrotje të fëmijëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Të ofrojë shërbim për personat me sindromë Down, grup mosha mbi 12 vjeç, me profesionalizëm të lartë në kuadër të Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional.
  • Të realizoj vlerësimet në bazë të formateve të përcaktuara për secilin përfitues/e që është pjesë e programit.
  • Të hartoje planin individual për secilin/ën person me aftësi të kufizuar që do të jetë pjesë e programit.
  • Të koordinojë grupin e praktikantëve në kuadër të programit për të arritur objektivat ditore të personave me aftësi të kufizuar.
  • Të mbushet dhe monitoroje grupin e praktikantëve që punojnë në kuadër të programit.
  • Të kontrolloje në baza ditore raportet e realizuara nga praktikantët.
  • Të përgatisë raporte ditor ku reflektohet analiza e performancës të secilit person në kuadër të programit.
  • Të jetë i/e hapur për mbajtjen e takimeve me prindërit/familjarët apo kujdestare ligjor ne raste kur është e nevojshme.
  • Këshillon dhe mbështet familjet e personave të cilët/at janë të kyçur ne program
  • Të bashkëpunojë me pjesën tjetër të stafit dhe punëtorët social të qendrave të tjera të DSK-së.
  • Të respektojë dhe veprojë në linjë me rregulloret e brendshme të institucionit.
  • Të mbajë përgjegjësi për cilësinë dhe përmbajtjen e shërbimit të ofruar .
  • Të raportojë për punën e kryer tek Përgjegjësi/ja e shërbimeve – i/e cili/a raporton tek Menaxheri/ja Qendrës dhe Asistentja e Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë:

  • CV të përditësuar
  • Diplomë të studimeve themelore
  • Letër motivimi
  • Letër Referencë
  • Subjekti: Aplikim – Punëtore Sociale - Qendra në Prishtinë- në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org

Afati i aplikimit: 23/09/2022 – 30/09/2022

Të përzgjedhurit/at do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së I-rë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.

Faza e I-rë: testim me shkrim
Faza e II-të: Intervistë pune

Shikime 2,644
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 30/09/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management