Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Zyrtar/e i Ri Ligjor

Banka Qendrore e Kosovës
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI

SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS 

  • Pozita: Zyrtar i Ri Ligjor
  • Departamenti: Juridik
  • Niveli i gradës: 7
  • Raporton tek: Drejtori i Departamentit Juridik  

Përmbledhje e Detyrave dhe Përgjegjësisë: 

  • Asiston në përmbushjen e detyrave të përgjithshme të Departamentit Juridik;
  • Kryen hulumtime dhe përgatitë opinione ligjore mbi çështje të ndryshme sipas kërkesës së mbikëqyrësit; 
  • Asiston në hartimin dhe përditësimin e kornizës ligjore të bankës qendrore;
  • Asiston në zgjidhjen e çështjeve ligjore në bashkëpunim me zyrtarët tjerë ligjor;
  • Shqyrton marrëveshjet, kontratat dhe të gjitha dokumenteve tjera ligjore bazuar në  kërkesat e mbikëqyrësit;
  • Ofron ndihmë për departamentin gjatë përgatitjes dhe finalizimit të të gjitha dokumenteve  ligjore;
  • Bën hulumtime për çështje ligjore për departamentin;
  • Përpilon shkresa të ndryshme sipas kërkesave;
  • Menaxhon të gjitha detyrat dhe shërbimet ligjore brenda afateve të caktuara.
  • Sipas autorizimit, merr pjesë në komisione dhe grupe punuese;
  • Përgatitë raporte dhe evidenca lidhur me kryerjen e punëve brenda përgjegjësive të  Departamentit Juridik;
  • Kryen të gjitha detyra të tjera të caktuara sipas kërkesës së mbikëqyrësit. 

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar: 

  • Diplomë universitare në fushën e drejtësisë;
  • Njohuri të sistemit ligjor dhe ligjeve të Kosovës, veçanërisht atij të sistemit financiar, të  punës, mbi procedurën kontestimore, përmbarimore, ligji për marrëdhëniet e detyrimeve,  si dhe kodin penal dhe të procedurës penale, etj;
  • Njohje e mirë e legjislacionit të Bashkimit Evropian në fushat e lartcekura;
  • Rrjedhshmëri në të folur dhe në të shkruar e gjuhës shqipe dhe/ose serbe;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  • Njohje e aplikacioneve të MS-Office;

Përvoja e kërkuar: 

  • Përvojë pune profesionale në fushën ligjore e preferueshme; 

Kërkesat e posaçme: 

  • Vëmendje në detaje, në formulime të qarta dhe saktësi;
  • Aftësi komunikuese në të shkruar si dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve sipas  prioriteteve;
  • Vetiniciativë dhe gatishmëri për punë ekipore;
  • Ruajtja e fshehtësisë afariste. 

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim; 
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë  të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë. 

Procedura e aplikimit: 

  • Afati i fundit për aplikim është 04 tetor 2022.
  • Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së  ose përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët të  cilët i plotësojnë kriteret e konkursit do të kontaktohen.

Aplikoni këtu

Shikime 1,259
Kategoria Banka
Skadon 04/10/22 (9 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management