Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për:
Pozita: Mbikëqyrës i Shitjes (Supervisor) HoReCa për regjionet: Prishtinë dhe Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë

• Përgjegjës për kontrollim, mbikëqyrje dhe monitorim të produkteve në pikat shitëse;
• Vlerëson dhe mbikëqyrë punën e stafit që ka nën mbikëqyrje;
• Bashkpunon ngushtë me stafin e shitjes për plasim dhe pozicionim maksimal të produkteve të kompanisë;
• Monitoron gjendjen e stoqeve dhe organizon shitjen e produkteve në pikat shitëse;
• Përcjell produktet në shitje dhe angazhohet për shitje maksimale të gamës së produkteve;
• Komunikon me stafin e shitjës në lidhje me të gjitha çështjet, kërkesat apo problematikat që mund të hasin në teren;
• Përgatit apo përkrahë sipas nevojës kërkesat për porosi të mallrave për të gjithë stafin e shitjës;
• Ndihmon dhe udhëzon stafin e shitjes për të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohen ata;
• Viziton dhe bashkëpunon me partnerët afarist të kompanisë në lidhje me të gjitha çështjet që ndërlidhen me shitje;
• Harton raportet periodike mbi rezultatet e arritura për përsonat përgjegjës;

Kualifikimet e kërkuara

• Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Lartë;
• Të jenë të shkathët, fleksibil, komunikativ dhe këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të shitjes;
• Të kenë aftesi të mira të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe organizimit të punës;
• Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
• Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
• Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
• Preferohet përvojë pune në shitje.
Të gjithë kandidatët e interesuar, inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postes elektronike: apliko@kosmontefoods.com.
Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni si dhe Regjioni.
Vetëm kandidatët potencial të përzgjedhur për plotësim pozite, do të kontaktohen për intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 22/09/2022 deri me 30/09/2022.
Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in:
www.kosmontefoods.com

Shikime 3,072
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 30/09/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë, Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management