Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

OXA Group shpall konkurs për Administratë;

OXA Group

Lokacioni: Ferizaj

Përshkrimi

Kompania OXA Group është në kërkim të personave entuziast dhe kreativ për plotësimin e pozitës:

Asistent/e Adminstrativ/e (1 pozitë).

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi administrativ i zyrës së kompanisë, në aspektin e dokumentacionit, agjendës së takimeve, kordinimin e palëve dhe përcjelljen aktive të informacioneve relevante për të arritur objektivat e cekura;
  • Mbajtja e kontabilitetit financiar të zyrës dhe menaxhimi i dokumentacionit përkatës;
  • Menaxhimi i arkës së zyrës në kordinim me departamentin e financave;
  • Menaxhimi i agjendës së CEO-së të kompanisë, makinës së kompanisë, kordinimin e akomodimeve në rast të udhëtimeve, sigurimet e ndryshme, korrespondencat me palët e interesit, etj.
  • Menaxhon dhe monitoron mirëmbajtjen e arkivit të dokumentacionit zyrës.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Njohja e gjuhës angleze, obligative.
  • Të ketë përvojë bazike të punës në administratë.
  • Diplomuar apo afër diplomimit në fusha relevante; Administrim Biznesi, Banka dhe Financa, Ekonomi apo ngjashëm.
  • I/e gatshme për punë dinamike dhe zhvillim profesional.
  • Vendi i punës në Ferizaj, andaj preferohen kandidatët e komunës në fjalë.

Forma e aplikimit të bëhet duke cekur pozitën për të cilën aplikoni;

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV tuaj në postën elektronike hr@oxa-group.com.

Aplikimi mbetet i hapur deri më datë 04/10/2022.

Shikime 1,019
Kategoria Administratë
Skadon 04/10/22 (9 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management