Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Thirrje për trajnim ne Programin e avancuar LGA

Kosovo Local Government Institute
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kush është Instituti KLGI?


Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) është organizatë jo qeveritare e profesionalizuar në fushën e qeverisjes lokale, e përkushtuar në analiza dhe studime që i kontribuojnë praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë. Po ashtu, KLGI nëpërmes programeve edukative punon në ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen profesionale të komunave.

Çka është LGA?

Akademia për Qeverisje Lokale (LGA) është program i avancuar i trajnimit që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministritë e linjës dhe akterët e shoqërisë civile. LGA është ndërtuar mbi aftësitë, përvojën,njohuritë dhe ekspertizën e Institutit Kosovar për Qeveri Lokale – think tank i specializuar në fushën e
qeverisjes lokale dhe decentralizimin në Ballkanin Perëndimor.
Përmes moduleve trajnuese, LGA shërben si platformë e edukimit profesional, po ashtu, të mësuarit nga shkëmbimi i përvojave mes pjesëmarrësve dhe ligjëruesve. LGA është fokusuar në elaborimin dhe kristalizimin e konceptit modern të qeverisjes lokale përmes moduleve trajnuese të cilat ofrohen në formë të ligjëratave, diskutimeve, punës në grupe, shkëmbimit të informacionit dhe vizitave studimore.
Programi, në mënyrë kritike, por konstruktive merret me shtjellimin, interpretimin dhe analizimin e politikave dhe legjislacionit që rregullon qeverisjen lokale në Kosovë.

Programi i avancuar trajnues Akademia për Qeverisje Lokale - LGA

Akademia për Qeverisje Lokale (LGA) është program i avancuar i trajnimit që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministritë e linjës dhe akterët e shoqërisë civile.

KUSH MUND TË APLIKOJË PËR TRAJNIM?

Të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë zyrtarët komunalë, profesionistët dhe organizatat që fokus kanë
komunat.

SI ZHVILLOHET PROGRAMI?

Programi ofrohet në pesë (5) module, për një periudhë prej gjashtë (6) muajsh dhe një (1) vizitë studimore.

  • OFROHET NËPËRMJET:
  • Ligjëratave;
  • Punëtorive;
  • Diskutimeve;
  • Prezantimeve dhe simulimeve të proceseve.
    KLGI, lanson edhe platformën elektronike, si instrument për ndërtimin e kapaciteteve; njohjen me praktikat dhe modelet; ndihmë teknike dhe profesionale; shkëmbim të përvojave; punë të përbashkët; mbështetje dhe ekspertizë nga specialistë në bashkë-krijimin e politikave;
    CILAT JANË MJETET E PUNËS?
  • Libri i politikave lokale;
  • Hulumtime dhe raporte;
  • Manuale dhe metodologji praktike;
  • Prezantime;
  • Vizualizime dhe të dhëna;

SI JANË TË ORGANIZUARA MODULET?

- MODULI I: Demokratizimi dhe Qeverisja e Mirë;
- MODULI II: Cikli i Politikave Publike në Nivel Lokal;
- MODULI III: Roli i Politikave Strategjike dhe Zhvillimore Komunale;
- MODULI IV: Zhvillimi i Programeve dhe Partneriteti me Donatorët;
- MODULI V: Praktikat dhe Modelet Rajonale të Qeverisjes Lokale (vizita studimore).

ÇKA NEVOJITET PARA APLIKIMIT?

  • Letra motivuese;
  • CV;
  • Letra konfirmuese nga institucioni apo organizata për pjesëmarrje në program.

KU DHE DERI KUR MUND TË APLIKOHET?

Aplikacionet dorëzohen në posten elektronike: info@klgi-ks.com, me përshkrimin 'aplikacioni LGA' dhe
mund të paraqiten deri më datë: 30 shtator 2022 (e premte).
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e rrjetit më të madh të profesionistëve të qeverisjes lokale. Së bashku angazhohemi për avancimin e politikave lokale.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management