Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI

Në baze të nenit 3 të Rregullores nr.08/2017 , për praktikantë vullnetarë(pa pagesë) për kohë  të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti:

Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës
shpall : 

K O N K U R S
Nr. 03/2022
 

  • Titulli i vendit të punës: Praktikant/ë vullnetar/e 40 (katërdhjetë) pozita
  • Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës
  • Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti(pa pagesë)
  • Vendi: Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë 

Përshkrimi i detyrave të punës: 

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si  dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi. 

Detyrat kryesore:

  • Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të kryetarit të Gjykatës dhe nën  mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;
  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe  në menaxhimin e tyre në përgjithësi ;
  • Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, gjykimet etj; Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:  

Kualifikimet:  

  • Diploma e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose  Master,
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë  aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur. 

VEREJTJE:  

  • Procedura e konkursit është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil Nr.03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe  Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve
  • Konkursi është publikuar më dt. 09.09.2022 dhe mbyllet me dt.23.09.2022 

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën e Apelit të Kosovës-Pallati i  Drejtësisë , objekti B- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.  Dorëzimi i aplikacioneve mund te bëhet edhe përmes postes. 

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038/200-17-540, prej orës 08:00 - 16:00.

Shkarko Aplikacionin 

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore  nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe  proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së  Kosovës. 

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të  kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet  duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e  kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit  duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për  shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime  etj. 

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me  shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë. Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti  tërheqin prapa.

Shikime 4,770
Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 23/09/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management