Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Inxhinier i Elektroteknikës

EPPC Kosovo kërkon një Inxhinier të Elektroteknikës për klientin e saj, kompani lider që bënë shitjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në fushën e mjekësisë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Asiston në instalimin e pajisjeve;
  • Asiston në mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve;
  • Merr pjesë në testimin dhe konfigurimin e pajisjeve;
  • Përgatit raportet e punës;
  • Kryen punë dhe detyra tjera sipas kërkesës së udhëheqësit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare (ose viti i fundit i studimeve) në fushën e Inxhinierisë Elektrike ose të ngjashme;
  • Përvoja e mëhershme e punës paraqet përparësi;
  • Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer gjuhën angleze;
  • Njohuri të avancuara të pakos së MS Office;
  • Të ketë vullnet për të mësuar dhe punuar;
  • Të jetë i gatshëm të punoj në ekip, si dhe individualisht;
  • Të posedojë leje drejtimi të kategorisë B (e domosdoshme).

Të dhënat:

Pozicioni: Inxhinier i Elektroteknikës;

Lokacioni: Fushë Kosovë;

Kontrata: Sipas Ligjit të Punës;

Aplikimet mbyllen: 03.10.2022.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Inxhinier i Elektroteknikës’ në adresën e e-mail-it: kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Shikime 2,445
Kategoria Inxhinieri
Skadon 03/10/22 (Skadon: SOT)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management