Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Talent Management Services është në kërkim të Senior arkitektëve, Menaxhues Projektesh, me bazë në Prishtinë.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me duhet të ketë aftësi dhe përvojë të dalluar dhe të vërtetueshme projektuese/dizajnuese me theks të veçantë në projektim teknik, të jetë person i/e organizuar dhe bashkëpunues/e në ekip, me aftësi për punë të mirë nën presion, me njohuri të thellë në rregullativat ndërtimore në vend dhe me përvojë të dokumentuar në administrim të kontratave, procedurave të lejemarrjes dhe punës në punishte. Kandidatët me përvojë të fituar jashtë Kosovës inkurajohen të aplikojnë poashtu.

Roli dhe Përgjegjësitë

Përgjegjësitë bazë do të përfshijnë:

  • Udhëheqje projektesh nga fillimi deri në përfundim, me theks të veçantë në fazën e përpilimit të projektit kryesor;
  • Menaxhim dhe koordinim i ekipit të projektit brenda zyrës dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm;
  • Planifikim të projektit, parashikim dhe koordinim resursesh të projektit dhe rrjedhjes së procesit;
  • Këshillim teknik nëpër projekte të shumëllojshme në të gjitha fazat e zhvillimit te projekteve ndertimore;
  • Përgatitje dhe koordinim i dokumentacionit teknik, aplikim/dorëzim për leje ndërtimore dhe dokumentacion ofertues e kontraktues;
  • Ndërlidhje e ngushtë me klientë, duke siguruar realizim në kohë, brenda buxhetit dhe standardet e kualitetit;
  • Këshillim teknik në punishte për klientë dhe/ose punëkryes.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar

  • Master në Arkitekturë;
  • Përvojë të rrjedhshme në ARCHICAD;
  • Aftësi të vërtetuar në hulumtime produktesh, detajim teknik dhe shkrim specifikacionit teknik;
  • Administrim kontratash;
  • Evidencë të përvojës pas diplomimit në studio profesionale (Portfolio dhe listë të punëdhënësve);
  • Përvojë në punë direkte me design & build kontraktorë do të ishte e pëlqyer

Kompensimi dhe benefitet

  • Pagë atraktive, varësisht nga përvoja
  • Mundësi udhëtimi jashtë vendi tek zyrat dhe projektet tona tjera.

Talent Management Services është në kërkim të teknikëve të arkitekturës për klientin me bazë në Prishtinë.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me duhet të ketë aftësi dhe përvojë të vërtetueshme në punë përcjellëse/teknike projektuese me theks të veçantë në përpilim të dokumentacionit teknik nën mbikëqyrjen e arkitektit, të jetë person i/e organizuar dhe bashkëpunues/e në ekip, me aftësi për punë të mirë nën presion, me njohuri themelore në rregullativat ndërtimore në vend. E pëlqyeshme përvoja e dokumentuar në punishte. Kandidatët me përvojë të fituar jashtë Kosovës inkurajohen të aplikojnë poashtu.

Roli dhe Përgjegjësitë

Përgjegjësitë bazë do të përfshijnë:

  • Përgatitje e dokumentacionit teknik, vizatimeve dhe skemave teknike, zhvillimi i detajeve sipas instruksioneve të arkitektit;

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar

  • Bachelor në Arkitekturë;
  • Përvojë të rrjedhshme në ARCHICAD;
  • Aftësi të vërtetuar në hulumtime produktesh;
  • Evidentim të përvojës së punës pas diplomimit në studio profesionale (Portfolio dhe listë të punëdhënësve);

Kompensimi dhe benefitet

  • Pagë atraktive, varësisht nga përvoja

Aplikoni në people@talentmng.net duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Shikime 1,617
Kategoria Ndërtimtari & Patundshmëri
Skadon 16/10/22 (21 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management