Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë :
KONKURS PUNE
Titulli i Pozites: MERCHANDISER
Vendi: Mundësi punësimi në tërë Kosovën
Detyrët dhe përgjegjësitë e pozitës:
- Eshtë përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionit dhe ekspozimit të të gjitha produkteve të brendeve të Kompanisë në pikën apo planin e caktuar
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit perkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuar në plan
- Kërkon mundësi për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit
- Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohëshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM
- Monitoron dhe mirëmban cmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
- Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First in First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti)
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme, preferohet të kenë diplom Universitare ;
- Minimum 1 vjet përvojë pune në fushën e shitjes/merchandising;
- Të kenë aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit dhe prezantimit;
- Të kenë aftësi të punës në ekip dhe të pavarur;
- Te jenë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale.
- Të ketë patent shoferin, kategoria B.
Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojn kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV përmes e-mail adresës elektronike në: hr@dls-ks.com
Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën dhe Vendin për të cilin aplikoni
(Merchandiser-Pejë ).
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejm të rekrutimit.