Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitat e lartë përmendura.

1.Brend Menaxher

Përgjegjësitë për pozitën: Brend menaxher

  • Menaxhon, organizon dhe siguron efikasitetin e tërë procesit vijues të punës në fushën e programit të caktuar të shitjes;
  • Zbaton dhe menaxhon planin vjetor te shitjes;
  • Menaxhon stafin dhe përcakton planin e shitjes;
  • Përcjellë balancën e domosdoshme mes dinamikës së furnizimeve-shitjes-stoqeve;
  • Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun);
  • Të ketë aftësi prezantimi dhe komunikimi me klientët;
  • Si dhe detyra tjera sipas kërkesës;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidati duhet të ketë diplomë universitare ne fushën relevante(drejtimi menaxhment është i preferuar);
  • Së paku dy (2) vite përvojë në fushën e menaxhimit (shitje);
  • Të posedojë aftësi udhëheqëse dhe të jenë analist të mirë;
  • Fleksibilitet dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale në treg;
  • Të ketë iniciativë dhe kreativitet duke ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
  • Të posedojë aftësi të mira komunikuese;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve te huaja është përparësi;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në përdorimin e MS office;

2.Avansues i shitjes - Merchandiser

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e caktuar;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
  • Kërkon mundësit për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
  • Siguroj pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve kryesore duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
  • Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti);

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftesi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion;

3.Vozites Kategoria B, C, C1

  • Përgadit dhe ngarkon mallin për dërgim tek blerësi në bazë të fletë faturës;
  • Transporton mallin e kompanisë te blerësi;
  • Dokumentacionin  për pranim- dorezimin e mallit e kthen të nënshkruar dhe vulosur  nga blerësi;
  • Në baza ditore dorëzon edhe mjetet e gatshme që i ka marre nga blerësi me dëftesë të nenshkruar nga blerësi;
  • Në rast të mospranimit të mallit nga blerësi të njëjtin e kthen në depo, dhe te zyra e shitjes dorëzon dokumentin të pranuar dhe nënshkruar nga menaxheri i depos;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive B;
  • Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive C, C1;
  • Të kenë aftesi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion;

4.Faturiste

  • Ben kalkulimin e faturave shitëse ne nivel te kompanis, kthimet e mallit dhe levizjet interne;
  • Mirëmbanë faturat dhe dokumentet në dosjet përkatëse (arkiva);
  • Sigurohet për plotësinë dhe saktësinë e informatave sipas dokumenteve referuese dhe raporton për çdo parregullsi në mënyrë direkte tek menagjeri;
  • Kryen punë të tjera operative që kërkohen në Departamentin e Financave;
  • Si dhe detyra tjera sipas kerkeses;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare Fakulteti Ekonomik drejtimi Financa, Kontabilitet;
  • Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në financa;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos MS office;
  • Njohja e gjuhës angleze do të jetë përparësi;
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.

CV-et tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: apliko@perptuum.com

Në “Subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Faturiste, Brend menaxher etj…).

Konkursi do jetë i hapur deri me datë 30.09.2022.

Shikime 2,812
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 30/09/22 (5 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management