Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Analist për Menaxhim të Risku, Arkëtar

NLB Banka
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës

I. Analist për Menaxhim të Riskut në Sektorin për Menaxhim të Riskut ( një vend pune)
II. Arkëtar në Filialin 001 në Prishtinë ( një vend pune)

Analist për Menaxhim të Riskut

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

- Fakulteti ekonomik (drejtimi Banka dhe Financa), FSHMN (drejtimi Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime),
- Njohuri të kontabilitetit;
- Preferohet njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
- Aftësi analitike;
- Preferohet përvojë bankare së paku 3 vjet;
- Njohuri mbi kornizat e përgjithshme të politikave në sektorit bankar, më theks në fushën e ESG;
- Njohuri mbi specifikat e operacioneve të sistemit bankar;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, veçanërisht te programit MS Excel;
- Certifikime në lidhje me ESG janë përparësi.
- Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

- Zbatimi i procedurave të përcjelljes së portfolios kreditore, të definuar sipas Politikës së menaxhimit me riskun kreditore;
- Vlerësimi i bonitetit të klientit dhe përcaktimi i limitit të obligimeve për të gjithë klientët të cilët aplikojnë në nivelin e filialit;
- Përgatitja e raporteve mbi performance e portfolios kreditore dhe për çdo kredi individualisht;
- Raportimi sektorit te riskut lidhur me riskun kreditore (në baza ditore, javore, mujore, apo edhe sipas nevojës);
- Vlerësimi i riskut të ESG-së për vlerësimet kreditore, si dhe monitorimi i riskut mjedisor dhe social në baza të rregullta, dhe raportimi në nivel të NLB Grupit;
- Të veprojë si një pikë e vetme kontakti për çështjet dhe detyrat e lidhura me Qëndrueshmërinë (ESG-n) në bankë;
- Të asistoj “Sustainability Team” në zbatimin dhe zhvillimin e proceseve të lidhura me financimin e qëndrueshëm (ESG) në Bankë;
- Të ndihmoj në mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave specifike të ESG, trajnimi e të punësuarve, dhe raportimin në nivel të Bankës;
- Të asistoj në udhëheqjen e nismave dhe fushatave specifike që lidhen me financimin e qëndrueshëm ose elementët të ESG;
- Të inicioj në modelimin e raporteve të ndryshme sipas kërkesës se NLB Group, në lidhje me ESG,
- Organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të drejtuara nga përgatitja e Bankës për aplikimin e standardeve ndërkombëtare të afarizmit (Basel II dhe III, azhurnimi sipas ndryshimeve te IAS.);
- Për punën e vet i përgjigjet Drejtorit të Sektorit;
- Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës sipas urdhrit të udhëheqësit më të lartë.

 

Arkëtar në Filialin 001 në Prishtinë

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA


- Preferohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Preferohet se paku 1 vjet përvojë pune në institucione financiare;
- Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
- Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
- Aftësi të mira komunikuese,
- Preferohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS


- Përgjegjës për gjendjen e parave të gatshme “cash-it” në arkë;
- Është përgjegjës për realizimin e planeve të caktuara te shitjes dhe objektivave;
- Afarizmi në arkë për persona fizikë e juridik dhe shitja;
- Vendosja e kontakteve me klientët, orientimi dhe informimi i tyre;
- Kryerja e deponimeve dhe tërheqjeve me para te gatshme;
- Në raste dhe sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe transaksione “non cash”;
- Promovimi dhe shitja e drejtpërdrejt e produkteve bankare dhe e shërbimeve financiare të Bankës;
- Këshillimi i klientëve me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së vendimeve nga ana e tyre mbi produktet dhe shërbimet bankare, si dhe për mënyrat e shfrytëzimit të tyre,
- I raporton arkëtarit kryesor dhe udhëheqësit të ekspoziturës;
- Barazimi i arkave dhe përgatitja e raporteve në fund të ditës;
- Sipas urdhrit të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.


Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës
www.nlb-kos.com, deri më datën 23 shtator 2022. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe një letër motivimi.

Shikime 4,011
Kategoria Banka
Skadon 23/09/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management