Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS  PUNE

Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, në një ekip të personave të suksesshëm dhe në një mjedis stimulues të punës, Kompania e Sigurimeve “EUROSIG” SH.A., fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në vendin e punës:

Përgjegjës i Shitjes

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të hartoj dhe implementoj strategjinë e përgjithshme të shitjes në përputhje me objektivat e biznesit duke e detajuar atë në plane mujore veprimi;
  • Të hartoj dhe monitoroj planin vjetor të shitjeve duke detajuar aktivitetet e vitit;
  • Të hartoj buxhetin vjetor të shitjeve si edhe të kryej ndjekjen e tij deri ne realizim;
  • Të përgatis politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë;
  • Të përgatis plane veprimi për të identifikuar klientë të rinj dhe të planifikoj mënyrën për qasje ndaj kontakteve të reja;
  • Të përgatis analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve, të kënaqësisë së klientit në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut;
  • Të udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut;
  • Të ruaj marrëdhënie të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët potencialë;
  • Të propozoj dhe përgatis oferta të personalizuara për klientët;
  • Të komunikoj kërkesat e klientëve tek kompania përpara finalizimit të kontratës;
  • Të negocioj me klientin për termat dhe kushtet, të mbyll kontratën dhe të informoj klientin për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës;
  • Të ndjek zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
  • Të plotësoj raportin e klientëve dhe mjeteve informuese ne bashkëpunim me Departamentin e Marketingut
  • Të bashkëpunoj me departamentet e tjera të kompanisë sipas nevojës;
  • Të përgatis oponencën për elementet e funksionalitetit të projekteve;
  • Të kryej takime të rregullta periodike për ecurinë dhe problematikat e shitjeve;
  • Të raportoj tek eprorët periodikisht zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurrencës etj;
  • Të respektoj etikën, kulturën organizative dhe vlerat e kompanisë;
  • Të ruaj informacionin konfidencial;
  • Të zbatoj detyrat që i caktohen nga eprorët në çdo rast;

Kualifikimi dhe përvoja

  • Diplomë Universitare
  • Përvoja e mëparshme së paku 5 vjeçare në institucione financiare;
  • Shkathtësi komunikuese, organizative;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
  • Njohja e gjuhës angleze ka përparësi;
  • Patent shoferi, kategoria B

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: hr@eurosig-ks.com (duke cekur në subjekt pozitën e punës për të cilën aplikoni) ose përmes rrjetit social Linkedin.
Aplikimi është i hapur deri më 7 tetor 2022, ora 16:00.

Vetëm kandidatët që do të hyjnë në rrethin e ngushtë ftohen në intervistë.

Shikime 6,061
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 07/10/22 (4 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management