Ministria e Drejtësisë
Teknik i Mirëmbajtjes
Shpërndaje
	 	 

Prishtinë, 17/04/2019 - Bazuar në Ligjin e Punës me Nr. 03/L-212, Udhëzimin Administrativ Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe Qarkoren Administrative 01/2014, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   

I. Instituti i Mjekësisë Ligjore

1. Pozita: Teknik i Mirëmbajtjes - 1 (një) vend pune

Referenca: MD/ IML/ 17 - 04 - 01- 2019

Koeficienti: 6

I përgjigjet: Udhëheqësit të Divizionit për Administratë dhe Punë të Përgjithshme

Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Siguroj mirëmbajtje teknike të pajisjeve, infrastrukturës,  objektit dhe servisime teknike (ngrohësit e ujit, kondicionerët, nxehjen qendrore, etj.) në Institut;
  • Përgjegjës për kontrollimin njehsorëve dhe komunikimin me kompanitë (Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, KEDS, Termokos, Mbeturinave);
  • Përgjegjës për mirëmbajtën e infrastrukturës së Institutit ( rrethojën, tendën, hapësirat gjelbëruese etj);
  • Ti mirëmbaj dhe menaxhoj  rezervat e planifikuara të materialit të mirëmbajtjes për shfrytëzim;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi:

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diplomë e shkollës se mesme;
  • Së paku tri (3) vite përvojë punë në fushën përkatëse;
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i mpunës;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel:  038 - 200 182 86, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 17.04.2019 gjer më datën 01.05.2019që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 5 (pesë) ditësh, Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurroni.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

TAGS: Ministria e DrejtesisePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2236
Kategoria Të tjera
Skadon 20 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US