Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM PLUS

Menaxher i Shitjes, Financier/e

HRC KOSOVA
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

“HRC Kosova” është kompani e specializuar e cila ofron shërbime të Rekrutimit dhe Burimeve Njerëzore.

“HRC KOSOVA” në emër të klientit të saj, një nga kompanitë më prestigjioze në industrinë e ndriqimit e cila është lidere në shitjen e materialeve elektrike me shumicë dhe pakicë në Kosovë dhe në tregun ndërkombëtar me lokacion në Prizren, po kërkon të rekrutojë:

  • Menaxher të shitjes
  • Financier/e

Menaxher i shitjes

Përshkim i pozitës

Jemi në kërkim të një Menaxheri i cili do të jetë përgjegjës për mbikqyrjen dhe organizimin e ekipit të shitjes. I cili ka një performancë të lartë për të përmbushur kërkesat e klienteve dhe rritjen e shitjeve duke e mbajtur kompaninë konkurruese dhe inovative në treg.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Implementon strategjinë e kompanisë për zhvillimin e njësisë përkatëse;
  • Hartimi dhe implementimi i një plani strategjik biznesi që zgjeron bazën e klientëve të kompanisë dhe siguron bashkëpunim;
  • Vendos objektivat e shitjeve duke parashikuar dhe zhvilluar targetet mujore dhe vjetore të shitjeve;
  • Mbikëqyr operacionet e përditshme dhe punën e stafit të tij;
  • Vendos qëllime gjithëpërfshirëse për rritjen dhe suksesin e njësisë;
  • Vendos politikat dhe procedurat që promovojnë kulturën dhe vizionin e kompanisë;
  • Të jeni motivues për punonjësit e tjerë;
  • Analizoni dhe interpretoni të dhënat;
  • Krijoni raporte për menaxhmentin e lartë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të këtë shkollimin që i përket fushës së Menaxhimit;
  • Të këtë aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
  • Të ketë minsimalisht 3 vite përvojë në menaxhim apo punë të ngjashme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj do jetë përparësi;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të ketë aftësi të mira analitike dhe numerike në zgjidhjen e problemeve.s

Financiere 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi I arkës në sistem;
  • Regjistrimi I bankave në sistem;
  • Regjistrimi I shitjeve ditore dhe mbylljet mujore të shitjeve;
  • Regjistrimin e shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, kthimeve të shitjeve, notave kreditore, notave debitore, parapagimeve, tjera;
  • Regjistrimin e mjeteve themelore, mbajtja e regjistrimit dhe përcjellja e zhvlerësimit sipas politikave te kompanisë;
  • Regjistrimi I dokumentave doganore;
  • Kontrollimi I arkës, bankës në sistem dhe përgatitja e raporteve mujore;
  • Përcjellja e gjendjes së stokut dhe përgatitja e shitjes ne baza ditore;
  • Përgatitja e raportit ditor dhe mujor sipas formatit të përcaktuar;
  • Përcjellja e kartelave dhe barazimi me klient dhe furnitorë;
  • Të kontrolloj gjendjen e blerësve dhe mbajë të dhëna të përditësuara në lidhje me blerës;
  • Të mbajë kontakte direkte me konsulentët e jashtëm ashtu që të konsultohet në lidhje me trajtimet e ndryshme kontabël dhe taksat;
  • Raportimi I shpenzimeve dhe shitjeve ne baza ditore, javore, mujore.
  • Kryen pune dhe detyra të fushës përkatëse sipas kërkesës së menaxhmentit.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Diplomë Universitare Fakulteti Ekonomik drejtimi Financa, Kontabilitet;
  • Personat që kanë certifikate e Teknik i Kontabilitetit nga SCAAK apo organizata te ngjajshme do të kenë përparsi;
  • Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në financa;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
  • Njohja e gjuhës Angleze do të jetë përparësi;
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të posedoj patente shofer. Kategoria B
Paga: 1,000.00 € bruto. 

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.

CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: apliko@portalpune-hrkosova.com

Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Financiere, Menaxher i shitjes etj…)

Konkursi do jetë i hapur deri me datë 07 tetor 2022.

 

Shikime 2,995
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 07/10/22 (12 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management