Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Zyrtar për Menaxhim të Sistemit dhe Informacioneve

Credica LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Zyrtar për Menaxhim të Sistemit dhe Informacioneve

Credica LLC, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një Zyrtar për Menaxhim të Sistemit dhe Informacioneve.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mirëmbajtja e sistemit (aplikacionit) dhe rrjetit;
  • Përditësimi dhe përpunimi i informatave;
  • Përgatitja e raporteve të performancës së punonjësve;
  • Përgatitja e raporteve financiare për punonjësit;
  • Analizimi dhe mirëmbajtja e proceseve të biznesit dhe rrjedhës së të dhënave;
  • Administrimi i projekteve të veçanta që kanë të bëjnë me raportim;
  • Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas kërkesës së udhëheqësit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare në fushën e Informatikës ose lëmi të ngjashme;
  • Përvoja e mëhershme e punës paraqet përparësi;
  • Njohuri të avancuara të pakos së MS Office (me fokus të veçantë aplikacioni EXCEL);
  • Njohuri në menaxhim e bazës së të dhënave;
  • Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer gjuhën angleze;
  • Aftësi të mira ndërpersonale, si dhe aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
  • Të jetë pozitiv/e, i/e shkathët dhe me motiv të lartë për punë.

Të dhënat:

Pozicioni: Zyrtar për Menaxhim të Sistemit dhe Informacioneve;

Vendndodhja: Prishtinë;

Kontrata: Sipas Ligjit të Punës;

Aplikimet mbyllen: 25.09.2022.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Zyrtar për Menaxhim të Sistemit dhe Informacioneve në adresën e e-mail-it:

hr@credica.org

Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 2,233
Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 25/09/22 (Skadon: SOT)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management