Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Modeli më i shtjelluar shkencor mbi lidershipin dhe stilet e lidershipit

Mercurius Consulting organizon "Trajnim për Lidership", që do të mbahet nga Arben Schön Doroci, i cili ka përvojë shumë vjeçare në këtë drejtim e që vjen nga Suedia.

Full Range Leadership Model (FRLM) është një nga modelet e lidershipit që ka marrë mbështetjen më të madhe shkencore dhe që shpesh përbënë pikënisjen teorike të studimeve shkencore në fushën e lidershipit.

Full range leadership model e trajton lidershipin si një proces të ndikimit social përmes të cilit një lider, me mënyrën se si vepron dhe sillet ndikon në motivimin, performancën dhe mirëqenien e një apo disa punonjësve. Ndikimi i eprorit te punonjësit/vartësit e tij mund të bëhet si në kahje pozitive, ashtu edhe në kahje negative, dhe kjo varet kryesisht nga sjelljet e eprorit.

FRLM përfshin një spektër të gjerë sjelljesh të lidershipit, të cilat dallojnë njëra nga tjetra në dy dimensione qëndrore. Njëri dimension na qartëson se sjelljet e ndryshme të lidershipit kërkojnë aktivitet dhe angazhim të ndryshëm të liderit/eprorit, ndërsa tjetri dimension na qartëson se sjelljet e lidershipit dallojnë njëra nga tjetra për nga efekti që kanë në motivimin, performancën dhe mirëqenien e punonjësve që i nënshtrohen lidershipit të eprorit të tyre.

Një nga pikënisjet e FLRM është se liderët që dëshirojnë të ushtrojnë ndikim sa më pozitiv te punonjësit/vartësit e tyre duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha dhe të jenë më aktiv në ushtrimin e lidershipit.

Ato sjellje lidershipi që kërkojnë aktivitet më të madh nga ana e liderit/eprorit janë pikërisht ato, të cilat kanë ndikimin dhe efektin më të madh.

Përshkrimi i Trajnimit:

Trajneri Arben Schön Doroci do ta shpjegojë Modelin e lidershipit Full range leadership model duke u nisur nga shtjellimi i përgjithshëm teorik i vetë modelit, si dhe duke e mbështetur teorinë me ndarjen e përvojave nga aplikimi praktik.

Shpjegimi i stileve të lidershipit do të mbështetet me ilustrime praktike nga ana e trajnerit, i cili e ndanë përvojën e gjatë në fushën e lidershipit e poashtu gjatë trajnimit do të ketë mundësi për të elaboruar edhe ndonjë përvojë të pjesëmarrësve.

Trajnimi do të jetë interaktiv në masë të madhe, duke u mbështetur në IT-solucione të përshtatshme, prandaj rekomandohet që secili pjesëmarrës të ketë me vete një smartphone.

Çka do të përfitojnë pjesëmarrësit nga ky trajnim?

Prej trajnimit për modelin e lidershipit Full range leadership model do të përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit që kanë pozitë udhëheqëse, si dhe ata të cilët aspirojnë të marrin pozita udhëheqëse.

Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë pjesëmarrësin për vetëdijesimin mbi atë se kur dhe cilin stil është duke e aplikuar aktualisht, si dhe në përzgjedhjen dhe aplikimin e stilit më të volitshëm në kohën e duhur.

Orari dhe Koha e Trajnimit:

Data: 27 Shtator, prej orës 09:00-15:00 (1 ore pauze).
 
Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e Hotel Prishtina në Prishtinë. Adresa: Rr. Vaso Pashka, nr. 20, 10000, Prishtinë, Kosovë. 
www.mercurius.co Tel: +383 45 111 151.

Çmimi i Trajnimit:

Kushton € 119 Euro (me TVSH). Në çmim hynë edhe libri “Libri i vogël i lidershipit” i shkruar nga Stefan Söderfjäll dhe përkthyer nga trajneri Arben Schön Doroci. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me çertifikatë.

đź‘ŁNxitoni, vendet janë të limituara. Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.

Biografia e Trajnerit, Arben Schön Doroci

Arben Schön Doroci është bashkëpronarë të kompanisë Mercurius Consulting, e cila e shtrinë veprimtarinë e saj në fushën e rekrutimit dhe konsulencës për zhvillimin e kompanive, si dhe në fushën e trajnimit të liderëve sipas përvojave suedeze.

Arbeni jeton në Suedi dhe ka punuar në institucione të ndryshme komunale e shtetërore. Mes tjerash ka qenë dy herë në mision ushtarak në Kosovë me KFOR-in suedez dhe për disa vite ka qenë kryetar dege i Partisë Liberale Suedeze, si dhe ka mbajtur një sërë postesh politike në nivel komunal dhe rajonal.

Tash e shumë vite punon si drejtor në nivele të ndryshme në Entin Suedez për punësim, organizatë kjo e cila në vitet e fundit ka bërë ndryshime të mëdha, duke kaluar nga menaxhimi i organizatës përmes modelit New Public Management në modelin Transformational Leadership që bazohet në inspirimin dhe motivimin e punonjësve.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management