Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, në një ekip të personave të suksesshëm dhe në një mjedis stimulues të punës, Kompania e Sigurimeve “EUROSIG” SH.A., fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në vendin e punës:

Përgjegjës i Menaxhimit të Riskut

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-Vlerësimi i rreziqeve dhe ekspozimit të siguruesit ndaj këtyre rreziqeve si dhe ndërmarrjen e hapave për  menaxhimin e tyre;

-Vlerësimi i ndryshimit të profilit të rrezikut të siguruesit në raport me apetitin e rrezikut të siguruesit;

-Kur është e përshtatshme, vlerësimin e limiteve të përcaktuara paraprakisht;

-Kur është e përshtatshme, çështjet e menaxhimit të rrezikut që rezultojnë nga strategjia e biznesit,

-Vlerësimin e ngjarjeve të rrezikut dhe identifikimin e veprimeve të përshtatshme të korrigjimit.

-Identifikimin e rreziqeve materiale individuale dhe të agreguara (aktuale, të shfaqura dhe të mundshme) të siguruesit;

-Vlerësimin, agregimin, monitorimin dhe ofrimin e ndihmës në menaxhimin dhe adresimin e rreziqeve të identifikuara (kjo përfshinë kapacitetin e siguruesit për të absorbuar rrezikun duke marrë parasysh natyrën, probabilitetin, kohëzgjatjen, korelacionin dhe ashpërsinë potenciale të rrezikut);

-Të krijojë dhe të mirëmbajë një pasqyrë të profilit të agreguar të rrezikut të siguruesit si një person juridik dhe nëse është e aplikueshme edhe në nivel grupi;

-Të krijojë vlerësim largpamës të profilit të rrezikut;

-Të vlerësojë mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm në vazhdimësi në mënyrë që të identifikojë dhe të vlerësojë rreziqet e mundshme sa më herët që është e mundur;

-Të konsiderojë rreziqet që rrjedhin nga marrëveshjet e kompensimit si dhe nga skema e bonuseve;

-Ttë kryejë stres-teste të rregullta;

-Informimin për Menaxhmentin e Lartë dhe raportimin në baza të rregullta kohore, lidhur me profilin e rrezikut të siguruesit dhe detajet e rreziqeve ndaj të cilave siguruesi është i ekspozuar si dhe propozimi i metodave të përshtatshme për zvogëlimin e këtyre rreziqeve;

-Të kryejë vetëvlerësime të rregullta dhe të zbatojë apo monitorojë implementimin e çdo përmirësimi të nevojshëm.

Kualifikimi dhe përvoja

  • Diplomë Universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Ekonometri, Banka dhe Financa, Menaxhment, apo Matematikë Financiare)
  • Përvoja e mëparshme së paku 3 vjeçare në institucione financiare, me përvojë në Menaxhimin e Rrezikut;
  • Shkathtësi komunikuese, organizative;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
  • Njohja e gjuhës angleze ka përparësi;
  • Patent shoferi, kategoria B.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: hr@eurosig-ks.com (duke cekur në subjekt pozitën e punës për të cilën aplikoni) ose përmes rrjetit social Linkedin.
Aplikimi është i hapur deri më 26 shtator 2022, ora 16:00.

Vetëm kandidatët që do të hyjnë në rrethin e ngushtë ftohen në intervistë.

Shikime 3,215
Kategoria Menaxhment
Skadon 26/09/22 (1 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management