Gjykata Themelore
Praktikant vullnetar (37 vende)
Shpërndaje
	 	 

Në baze të nenit 4 të Rregullores Nr.08/2017 për Praktikant në Gjykata dhe Sekretariatin e KGJK-së, Gjykata Themelore në Prishtinë shpall:

K O N K U R S Nr. 04/2019

Titulli i vendit të punës: Praktikant vullnetarë

  1. Gjykata Themelore në Prishtinë——————————– 20 pozita
  2. Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega Podujevë————–5 pozita
  3. Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega Gllogoc—————-5 pozita
  4. Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega Lipjan——————5 pozita
  5. Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega Graçanicë———–2 pozita

Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës

Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti (pa pagesë)

Vendi: Gjykata Themelore në Prishtinë.

Përshkrimi i detyrave të punës:

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore: 

  • Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;
  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi;
  • Ndihmon gjyqtarët në punët që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, hetimet, gjykimet etj.
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojës.

Kualifikimet:

  • Diploma e Fakultetit Juridik, programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Master,

Aftësitë e kërkuara:

  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të

VEREJTJE:

  • Procedura e konkursit është e hapur për kandidatë të jashtëm dhe nëpunësit civil
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil Nr.03/L-149 dhe Rregulloren, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve

•  Konkursi është publikuar më dt. 08.04.2019 dhe mbyllet me dt.23.04.2019. Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Temelore në Prishtinë Pallati i Drejtësisë, objekti A- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.: “Nekibe Kelmendi” pn.

Tel.038- 20017526

www.Gjyqësori-rks.org

Shkarko Aplikacionin

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkuron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj.

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

  • Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion, kandidatët nuk kanë të drejtë t’i tërheqin prapa.
  • Në rast të ndonjë pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni zyrtaren/in e personelit në numrat e lartëcekur.

 

TAGS: Gjykata ThemelorePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1823
Kategoria Juridik
Skadon 3 ditë
Orari Intern
Lokacioni Gjithë Kosovën
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US