Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)
Punëtor i elektrikës (6)
Shpërndaje
	 	 

Në bazë të dispozitave të nenit 8 të Ligjit të Punës, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A Prishtinë shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e “Punëtorit të Elektrikës” në Ndërmarrjen Publike Banesore - SHA me seli në Prishtinë.

Nr. i pozitave: 6 (gjashtë)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Kryen punet elektrike; hapja e kanaleve, vrimave dhe foleve, shtrirja e kabllove dhe përçuesve, shtrirja e gypave, vendosja e kutive dhe tabelave, lidhja e qarqeve sipas skemave të instalimit, montimi i elementeve të instalimit, montimi i tabelave (ormanëve), montimi i kyçësit shtëpiak, kryerja e tokëzimit, instalimi i rrufepritësit, instalimi elektrik i një banese, vendosja e pajisjeve ndriçuese, instalimet mbi sipërfaqen e murit, instalimet elektrike në dysheme, instalimi i burimeve rezervë, instalimi i rrjetit të antenave televizive, instalimi i linjave telefonike dhe instalimi i interfonit.
  • Është përgjegjës për punët e Departamentit të  Mirëmbajtjes në punët e rrjetit të energjisë elektrike të tensionit të ultë.
  • Zbaton detyrat dhe aktivitetet operative të përcaktuara nga Udhëheqësi i Departamentit të Mirëmbjatjes si dhe koordinon punët që lidhen me mirëmbajtjen e instalimeve të energjisë elektrike  në hapsirat ku NPB-ja operon si në mirëmbajtjen e rrjetave ekzistuese, riparimin e rrjetave të tensionit të ulët  si dhe shtrimin dhe funksionalizimin e rrjetave me nivel të ulët të tensionit sipas kërkesave të NPB-së. 
  • Përgaditë dhe vendos në funksion energjinë elektrike  nga kutia shpërndarëse dhe nga kutia deri ne trafon furnizues të kyqjes së hapësirave të NPB-së.
  • Mbanë përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB-së për punët e mirëmbajtjes së instalimeve të energjisë elektrike.

Detyrat dhe obligimet tjera shtesë

  • Udhëheqësi i Departamentit  të Mirëmbajtjes  mund t’a ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB-së
  • Në rast të mungesës se zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund t’i zëvendësojë dhe të kryen detyrat tjera.
  • Kryen edhe detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës si dhe detyrave të ngarkuara nga menaxhmenti 

Raportimet

Bartësi i vendit të punës i raporton Udhëheqësit të Departamentit të Mirëmbajtjes

Kualifikimet

  • Shkolla e mesme / Çertifikatë në lëmin e kërkuar
  • Bartësi i vendit të punës duhet të ketë së paku 1 vit përvojë pune.

Kualifikimet tjera

  • Punëtori i Elektrikës duhet  të  ketë përvojë në fushen e elektrikës
  • Aftësi të mira në punën ekipore.
  • Aftësi të mira komunikuese.

Procedura e Konkurimit

Kandidati duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:

  • CV-në;
  • Dëshminë e Kualifikimit dhe të përvojës së punës, si dhe
  • Kopjen e Lejës së Njoftimit

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore - SHA në Prishtinë, Rruga “Xhevdet Doda”, p.nr., Prishtinë ose përmes e-mailes zyrtare: burimet.njerezore@npbanesore.com. Dokumentet e pakompletuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.Kandidatët  të cilët konkurojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën.Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Konkursi është i hapur nga data 13.04.2019-27.04.2019

 

TAGS: Ndermarrja Publike BanesorePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1905
Kategoria Elektronikë
Skadon 7 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US