Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Kryeshef Ekzekutiv

Stacioni i Autobusëve "Prishtinë"
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të dispozitave të nenit 21 paragrafi 21.3,  të Ligjit nr. 03/L-087 mbi Ndërmarrjet Publike, respektivisht dispozitave të nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Statutit të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, Prishtinë, Bordi i Drejtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a. në Prishtinë, shpallë:

 K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË  PUNËS

Pozita : Kryeshef Ekzekutiv të NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a, Prishtinë.

I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a, Prishtinë.

Mandati: Kryeshefi Ekzekutiv zgjedhet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3 (tri) viteve.

Orari i punës:  I plotë.

Vendi: Prishtinë,

Kompensimi: Kompensimi i Kryeshefit Ekzekutiv do të bëhet konform nenit 22 të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe plotësim ndryshimet përkatëse.

  1. Të përgjithshme

Kandidati/ja për këtë  vend të punës duhet të jetë person me integritet, i cili/e cila i plotëson kushtet e kualifikimit dhe kriteret e pavarësisë, posedon përvojen e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar, si dhe i plotëson kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit për ndërmarrjet publike dhe akteve tjera pozitive relevante.

  1. Përshkrimi i detyrave të punës
  • Është figura kryesore dhe organi ekzekutiv i ndërmarrjes;
  • Është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të ndërmarrjes duke siguruar qëndrueshmerinë afatgjate administrative, financiare dhe funksionale të saj;
  • Bënë planifikimin, organizimin, udhëheqjen dhe kontrollin e afarizmit të ndërmarrjes;
  • Harton dhe udhëheqë implementimin e planit të biznesit të ndërmarrjes, planit të buxhetit dhe planeve tjera strategjike, afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata të ndërmarrjes në akord me strategjitë e saj;
  • Siguron hartimin e plotë dhe të kohshëm të rapoteve periodike, tremujore, vjetore dhe raporteve tjera te ndërmarrjes dhe bënë prezantimin para Bordit të Drejtorëve, dhe organeve tjera sipas nevojës;
  • Bënë sistemimin dhe organizimin e punëtorëve konform dispozitave pozitive dhe plotikave zhvillimore të ndërmarrjes;
  • Siguron vendosjen dhe funksionimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm duke i mundësuar ndërmarrjes të ekzekutoj aktititet e saj në mënyrë të ligjshme dhe etike;
  • Vepron si ndërlidhje në mes të personelit dhe Bordit të Drejtorëve;
  • Organizon, mbikqëyrë dhe mban përgjegjësi për të gjitha punët e ndërmarrjes të cilat nuk janë në kompetencë të Komisionit Komunal të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve, Komisionit të Auditimit apo organeve tjera.
  • Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligjet e zbatueshme, Statutin dhe aktet e brendëshme të ndërmarrjes si dhe aktet tjera pozitive relevante.
  1. Kushtet e kualifikimt profesional dhe përshtashmërisë

Kandidati/ja i e cili/a synon poziten e Kryeshefit Ekzekutiv N.P.L “Stacioni i Autobusëve” SH.A Prishtinë, duhet të i plotësojë këto kritere:

  • Të ketë diplomë universitare në fushat ekonomike, juridike, teknike apo në fushat e tjera të ndërlidhura me aktivitetet, në të cilat vepron ndërmarrja.
  • Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit- në fushen e administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim i thesarit, banka, konsulencë në biznes ose industri ose nga një fushë tjeter e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të NP-së; ose (ii) për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtarë i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, menaxhuese dhe të komunikimit;
  • Të ketë njohuri të nevojshme të punës me kompjuter, për detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës;
  • Njohuria e gjuhës angleze është e preferuar;
  • Dëshmitë mbi njohuritë dhe të arriturat tjera do të merren në konsideratë dhe vlerësohen konform relevancës me vendin e punës;
  • Të jetë person me integritet të lartë dhe të plotësoj kushtet e përshtatshmërisë të parapara me nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike nr.03/L-087 dhe plotësim ndryshimet përkatëse, Ligjin për Parandalimin e konfliktitit të interesit në ushtrimin e funksionit publik nr.06/L-011, si dhe me normat tjera pozitive relevante.
  1. Dokumentacioni i nevojshëm

Kandidatët për Kryeshef Ekzekutiv, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacioni (merret në zyret e ndërmarrjes);
  • CV-në;
  • Letër motivimin;
  • Dëshmitë mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshmitë mbi përvojën e punës;
  • Çerfitikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Deklaratën nën betim (merret në zyret e ndërmarrjes ose në web faqe të ndërmarrjes);
  • Kopjen e letërnjoftimit.
  1. Informata për procedurën e konkurimit

Dokumentacioni i aplikantëve mund të merret në zyret e NP-së, shkarkohet nga web faqja zyrtare e ndërmarrjes dhe dorëzohet në arkivin e NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a, Prishtinë, çdo ditë pune prej orës 08:00 – 16:00 deri me datën 03.10.2022, ose nëpërmes postës fizike, (në zarf të mbyllur) të adresuar: Për Bordin e Drejtorëve në NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a, Prishtinë, - Aplikacion për Kryeshef Ekzekutiv.

Të gjitha dokumentet të paraqiten në kopje, ndërsa origjinali i tyre, do të kërkohet në fazat e më vonshme të përzgjedhjes. Informatat shtesë mund të sigurohen përmes e-mail adresës: contact@sap-rks.com

Ju njoftojmë, se emrat, rezultatet dhe kualifikimet e kandidatëve të rankuar më lart si “më të përshtatshëm për përzgjedhje në konkurs” do të publikohen në web faqe të Projektit Monitorues, dhe se vet aplikanti i çdo kandidati do të konsiderohet edhe si dhënie e pëlqimit për publikim.

Konkursi është i hapur nga data 02.09.2022 deri me datë 03.10.2022.

Shënim: Bordi i Drejtorëve do të zhvilloj një procedure të hapur/transparente ku përzgjedhja do të bëhet eksluzivisht në bazë të meritës, konform Ligjit në fuqi dhe pa asnjëlloj diskriminimi, për çka inkurajojm në aplikim kandidatët nga gjinia femërore, kandidatë  nga të gjitha komunitetet e Republikës së Kosovës si dhe kandidatët nga të gjitha kategorit tjera më pak të përfaqësuar në institucionet/organet e vendit.

SRB

Shikime 6,981
Kategoria Menaxhment Ekzekutiv
Skadon 03/10/22 (8 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management