Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvoje shumëvjeçarë ne industrinë e ushqimit me prodhimin e varieteteve te ndryshme te produkteve te miellit.

Ne ofrojmë buke dhe pjekurina te tjera te kualitetit shume te larte te cilat janë te certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve me te larta ndërkombëtare.

Me qellim te zgjerimit te rrjetit te shitjes ne ju ftojmë te gjithë te interesuarit te aplikojnë për pozitën ne vijim :

Operator në prodhim 

  • Punetor per repartin e prodhimit te pjekurinave ( 08:00 – 17:00 )
  • Punetor ne repartin e paketimit te pjekurinave; nderrimi ( 15:00 – 24:00 )

Detyrat kryesore:

  • Bashkëpunim i plotë me personelin tjetër të kompanisë, Operatorin dhe Mikqyrësin;
  • Të monitorojë standardet e produktit dhe të zbatojë programet e kontrollit të cilësisë;
  • Përgjegjës për pastrimin, mirëmbajtjen, sistemimin e paisjeve dhe makinerisë në fabrikë;
  • Respektimin e detyrave të punës, disiplinës dhe mbarvajtjes së punës në procesin e prodhimit të cilat i caktohen nga Operatori.
  • Përgjegjës për largimin në kohë të mbetjeve të prodhimit dhe produkteve të gatshme.
  • Siguron ndjekjen e udhëzimeve për shëndetin dhe sigurinë në punë, përgjegjësi materiale për perdorimin korrekt të paisjeve të punës, kontrollin mbi pajtueshmërinë me sigurinë në punë brenda kufijëve që i delegohen
  • Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë edukimin e mesëm;
  • E preferuar të ketë provoj paraprake me brumëra;
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: career@premiumbakery.net

Vetëm kandidatet qe hyjnë ne rrethin e ngushte do te njoftohen përmes telefonit dhe do te ftohen ne interviste.

Konkursi mbetet i hapur nga data 01/09/2022 deri me 30/09/2022.

Shikime 3,579
Kategoria Prodhim
Skadon 30/09/22 (5 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management