Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Analist/e i/e Blerjes dhe Furnizimit

Meridian Express & Spar
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

ANALIST/E I/E BLERJES DHE FURNIZIMIT

Prishtinë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përkujdeset për ndryshimin e çmimeve, listimin e artikujve të rinj dhe për aksione bazuar në kërkesat e pranuara
  • Përgatit raporte të ndryshme lidhur me blerjet, shitjet, stokun e të tjera
  • Komunikon me furnitorët për ndryshimet eventuale në çmimet e kontraktuara dhe përkujdeset për pjesën e kredit notave të zbritjeve
  • Proceson zbritjet e ofruara nga furnitorët
  • Përkujdeset për bllokimin dhe zhbllokimin e artikujve në sistem
  • Përkujdeset për mirëmbajtjen e të dhënave në sistemin e porosive
  • Bashkëpunon me furnitorët për të i zgjidhur problemet me liferimet e mallrave si dhe ato që lidhen me afatet e skadimit
  • Kujdeset për të dhënat logjistike të furnitorëve dhe artikujve në mënyrë që ato të jenë të sakta dhe të azhornuara me kohë

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Eksperiencë pune të ngjashme minimum dy (2) vite
  • Preferohet diplomë universitare
  • Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësi në menaxhim të të dhënave, krijim të raporteve dhe vizualizim të të dhënave
  • Aftësi për të punuar në MS Excel
  • Aftësi të punojë i pavarur dhe në ekip=

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike duke dërguar CV-në në apliko@meridianexpress.com dhe duke cekur në subjekt qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 1 Shtator 2022 deri më 30 Shtator 2022.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shikime 3,738
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 30/09/22 (5 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management