Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM PLUS

Menaxher i Shitjes për Suva Gipsi

Knauf
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Knauf është një nga ekspertët dhe entuziastët kryesorë botërorë në fushën e ndërtimit. Pavarësisht nga struktura apo projekti i ndërtimit - Knauf e realizon atë - për dhe me klientët e saj. Një karrierë në Knauf do të thotë pozita pune interesante dhe të kërkuara në nivelin lokal dhe ndërkombëtar.

Knauf vendos standardin:

-për produkte dhe sisteme me bazë gipsi

-për materialet izoluese me efikasitet energjetik

-për zhvillimin e tregut dhe orientimin ndaj klientit

Ne jemi në pararojë me udhëheqjen tonë, inovacionin dhe prodhimin në treg

Me 250 fabrika prodhimi dhe zyra shitjesh në mbi 86 vende, 35,000 të punësuar në të gjithë botën, Grupi Knauf është pa dyshim një nga lojtarët e mëdhenj me rol kyç në treg - në Europë, Sh.B.A., Amerikën e Jugut, Azi, Afrikë dhe Australi.

Knauf ofron mundësi punësimi në pozitën e „Menaxher i Shitjes për Suva Gipsi“

Përshkrimi i detyrave kryesore:

  • Të arrijë shitjet me klientë të ndryshëm sipas metodave të shitjes (prezantimeve, takimeve “door to door“)
  • Parashikimin e shitjeve dhe zhvillimin e strategjive/modeleve për shitje
  • Të përfaqësojë kompaninë në takime dhe negocime me klientë
  • Të ndjekë takimet e shitjeve, trajnime të ndryshme
  • Të raportojë dhe sigurojë “feedback” mbi të dhënat e tregut në regjion
  • Të mirëmbajë dhe sigurojë një databazë të shënimeve për regjionin e përcaktuar
  • Të koordinohet me bashkëpuntorët tjerë në ekip dhe të arrijë qëllimet e përcaktuara

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë Universitare
  • Të paktën 3 vite përvojë pune në një pozicion pune të ngjashëm
  • Përvojë e mirë në përdorimin e paketës MS Office
  • Flet rrjedhshëm gjuhën angleze
  • Njohja e gjuhës gjermane jep përparësi
  • Patentë për drejtimin e automjetit
  • Aftësi ndërpersonale shumë të zhvilluara
  • Aftësi lidershipi me qasje të orientuar tek rezultatet
  • Përgjegjshmëri, saktësi dhe proaktivitet

Përfshihen në paketën e përfitimeve:

  • Makinë pune
  • Laptop
  • Celular

Përfitime shtesë:

  • Zhvillim i vazhdueshëm personal dhe profesional
  • Shkëmbim i praktikave më të mira në mjedisin ndërkombëtar

Nëse dëshironi të punoni në një kompani ndërkombëtare me mundësi zhvillimi personal dhe profesional, ju ftojmë të dërgoni CV, jo më vonë se data 25 Shtator 2022 tek email: blerina.bala@knauf.com

Kandidatët që plotësojnë kushtet do të kontaktohen për intervistë.

Shikime 4,311
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 25/09/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management