Monego LLC

Specialist i mbledhjes së borxheve - Terren

	 	 

Specialist i mbledhjes së borxheve - Terren

Monego ShPK është kompani që ofron shërbime financiare, duke përfshirë kredi të shpejta konsumuese “Pagesa një-herëshe” në Kosovë. Më një përvojë të dëshmuar dhe me zyrat kryesore në Prishtinë, kompania për qëllim ka ofrimin e kredive konsumuese dhe shërbimeve tjera mikrofinanciare për individ privat me një proces të kreditim të thjesht dhe të shpejt.

Me ekip të përbërë nga ekspertë të teknologjisë financiare, IT dhe shërbimit për klientë, Monego ShPK ofron një ambient inovativ, shoqëror dhe mbështetës me një mundësi për të mësuar dhe për tu zhvilluar profesionalisht. Për shkak të zgjerimit tonë si kompani, ne i ftojmë kandidatët ambicioz për të aplikuar në pozitën e Specialist i Mbledhjes së Borxheve.

Kompania do të ofrojë:

  • Pajisje moderne
  • Pajisje dhe mjete të teknologjisë së lartë
  • Pagë konkurruese
  • Mundësi zhvillimi profesionalisht në një kompani vazhdimisht në rritje

Pozita:

Ne jemi duke kërkuar Specialist të mbledhjes së borxheve për ta përfaqësuar kompaninë tek klientët tanë dhe për të siguruar këshillim të klientëve që hasin në vështirësi në kthim të borxhit dhe për të arritur kthimin e borxheve të këqija përmes punës në terren.

Përgjegjësit kryesore:

  • Ti raportoj direkt Menaxherit të mbledhjes së borxheve;
  • Organizon punën në terren dhe viziton klientët që janë në vonesa dhe nuk mund të kontaktohen përmes telefoni;
  • Ofron konsulencë financiare dhe shërbim cilësor për klientët;
  • Gjen dhe kontakton borxhlinjtë për detyrimet e papaguara;
  • Ofron produktet relevante të kompanisë si zgjidhje kundrejt vonesave;
  • Raporton ndryshimet në adresa dhe mbanë informata të borxhlinjve për të siguruar gjithmonë informata të sakta dhe të përditësuara;
  • Krijon dhe analizon raporte të llogarive të borxhlinjve të kompanisë;
  • Propozon metoda të reja apo të ndryshme të mbledhjes së borxheve duke u bazuar në eksperiencë;
  • Analizon kapacitetet ri pagues të klientit duke realizuar një plan pagese sipas udhëzimeve dhe politikave të institucionit;
  • I përmbahet politikave dhe procedurave të shërbimit për klient;
  • Përcjell obligimet ligjore gjatë mbledhjes së borxheve për t’iu shmangur shkeljes së ligjit;
  • Ndihmon kompaninë në marrjen e veprimeve ligjore kundër borxhlinjve duke ofruar informata të nevojshme.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë në fushën e mbledhjes së borxheve të institucioneve dhe marrëdhënies me klient;
  • BA në fushë relevante;
  • Patent Shofer. Kategoria B
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe bindje;
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhim të kohës, organizimit dhe në kryerjen e disa detyra në të njëjtën kohë;
  • Etik të lartë të punës;
  • Entuziazëm, Vetë-Iniciativë, Ambicie;

Kompania është e determinuar në ofrimin e një ambienti me diversitet dhe të qenurit punëdhënës të barabartë na bënë krenar. Të gjithë kandidatët e kualifikuar do të konsiderohen për punësim në kompaninë tonë pa dallim race, ngjyre, besimi apo gjinie.

Si të aplikoj?

Kandidatët që e shohin veten si të përshtatshëm për këtë pozitë dhe që mendojnë se do të kontribonin dhe besonin në kulturën e kompanisë janë të inkurajuar të aplikojnë në email adresën hr@monego.com, me subject “Specialist i mbledhjes së borxheve në terren – Emri i Kandidatit”, duke përfshirë:

  • CV e përditësuar, dhe
  • Përgjigjen për pyetjen në vijim:
    • Na tregoni një apo dy gjëra interesante lidhur me ju të cilat nuk mund ti mësojmë nga CV e juaj?

Data e fundit për aplikim është 26 Prill 2019. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

I mirëpresim aplikacionet e juaja!

 

 

TAGS: MonegoLLCPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2265
Kategoria Banka
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC