Komuna e Prizrenit
Inspektor i Ndërtimit
Shpërndaje
	 	 

Nr. 01-111-51506
Datë;11.04.2019

Në bazë të nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 paragrafi 3i LigjitNr. 03/L-149mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 4 paragrafi 3 i Rregullores Nr.02/2010, për Procedurat e Rekrutimit nëShërbimin Civil, Komuna e Prizrenit, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Drejtoria për Inspektorate
Titulli i pozitës së punës: Inspektor i Ndërtimit–INS/050
Niveli Profesional: 3
Grada e vendit të punës: 8
Koeficienti: 7
Pozita: Karrierës
Numri i Ekzekutuesve: 1 (një)

Qëllimi i vendit të punës:

Brenda fushës specifike tëndërtimtarisë, kryen detyra profesionale dhe ofron shërbime në nivel eksperti që kontribuojnë në përmbushjen e objektivave të njësisë organizative duke punuar nën mbikëqyrjen e kufizuar.

Detyrat kryesore:

  • Inspektori i ndërtimtarisëbënë mbikëqyrjen në zbatimin e ligjit dhe rregulloreve tjera që kanë tëbëjnë me ndërtimet (projektet e ndërtimit, planet), etj.
  • Mbikëqyrë standardet e ndërtimit dhe të produkteve ndërtimore si dhe konstruksionet që vihen nëpërdorim gjatë ndërtimit.
  • Kontrollon dokumentacionin tekniko-investues, kryerjen e punëve ndërtimore, a kryhen këto punënë përputhje me dokumentacionin teknik-investues në bazë të cilit është dhënë leja e ndërtimit.
  • Inspekton librat e punimeve, kujdeset për kontrollin e materialit ndërtimor,
  • Prania e të metave gjatë punimeve apo mos përmbajtja e rregullave të ndërtimit e obligon inspektorin e ndërtimtarisë që ta urdhërojë kryesin e punimeve që t’i evitojë të metat etheksuara dukei ndaluar punimet që të vazhdojnë më tej.
  • Përcjellë secilin rast veç e veç duke përgatitur lëndë të posaçme që nga fillimi i procedurës administrative me përpilimin e procesverbalit e deri në Vendimin për rrënim të detyrueshëm nëseparaqitet nevoja.
  • Kryen edhe punë të tjera nga fusha e ndërtimtarisë.
  • Jep mendime profesionale për ndërtim, këshilla, sugjerime dhe udhëzime.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri dhe përvojë nga fusha e ndërtimtarisë,
  • Të ketë qasje konstruktive dhekreative në zgjidhjen e problemeve të paraqitura gjatërealizimit të detyrave të punës duke marrë iniciativa të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme,
  • Aftësi komunikuese, negociuese për zgjidhje të problemeve,
  • Shkathtësi në caktim të objektivave, planifikim të punës, analizë të gjendjes dhe propozimepër realizim të detyrave,
  • Aftësi për të bashkëpunuar me grupe punuese,
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve (Word, Excel, Power Point, Access),

Kushtet:

  • Diplomë universitare (Fakulteti i Ndërtimtarisë ose i Arkitekturës)
  • Së paku 3 vite përvojë puneprofesionale

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e vërtetuar e diplomës(Formati A4);
  • Vërtetim mbipërvojën e punës;
  • Dy-rekomandime;
  • Kopjet e dyraporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit tëpunës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Certifikata e lindjes;
  • Certifikataqë nuk jeni nën hetime;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Certifikata të ndryshme.

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 11.04.2019 deri më datën 25.04.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Instruksione Aplikimi:

Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në http://kk.rksgov.net/prizren/Shpalljet/Konkurset.aspx, dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikonitek ne drejtpërdrejtë-Adresa jonë:në sportelin e pranimit nr. 2, në objektin e administratës komunale në Komunën ePrizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n.-Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 44715 prej orës 08:00–16:00.Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen me shkrim (e-mail ) në rast tëmos konfirmimit të kandidatit në e-mail do të njoftohet me telefon dhe janë të obliguar të sjellin mevete dokumentet origjinalembi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para komisionit, nërast të mossjelljes të dokumentacionit origjinal intervistues, kandidatët nuk do të mund të vazhdojnënë hapat e mëtejmë të procedurave të rekrutimit.Shërbimi Civil i
Kosovës ofronmundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësimtë drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për
Shërbimin Civil të Republikëssë Kosovës.

Zyra e Personelit

 

TAGS: Komuna e PrizrenitPrizrenKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 301
Kategoria Të tjera
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US