“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës,
Operator/e në Qendrën e Kujdesit për klientë - “Call Center”
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Përgjigjet në thirrjet e klientëve të cilëve ju ndihmon në zgjidhjen e problemeve bazike me shërbimet Internet dhe “DTV”, duke u bazuar në udhëzuesit e kompanisë për secilin problem;
- Jap informata klientëve në lidhje me shërbimet të cilat i ofron “Artmotion”;
- Për çdo thirrje telefonike, duhet që të bëhet regjistrimi i saj si tiketë në “ticketing system”, duke bërë hapjen e rastit me të dhënat e domosdoshme dhe e delegon në raste të veçanta nëpër departamentet tjera si dhe e përcjellë rastin deri në mbyllje të tiketës me zgjidhjen e caktuar
- Te jetë i gatshëm të punojë nën presionin e telefonatave dhe të jetë fleksibil në ndërrimet e orarit;
- Të bëjë konfigurimet e pajisjeve bazike (modem dhe CPE).
- Ofron ndihmë dhe këshilla te klienti duke përdorur CRM dhe njohuritë për produktin dhe pajisjet;
- I raporton Menaxherit të Qendrës së Kujdesit ndaj Klientëve, varësisht se si kërkohet;
- Bashkëpunon ngushtë me kolegët në emër të ofrimit të shërbimit sa më të mire të klientët dhe ndarjes së njohurive brenda departamentit
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universiteti (e preferueshme) ose Diploma e shkollës së mesme,
- Përvojë pune në Dep. e “Call Center” (e preferueshme në fushën e telekomunikacionit);
- Njohuri teknike (elementare) në telekomunikacion;
- Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
- Aftësi të shkrimit të raporteve;
- Njohuri të Gjuhës Angleze.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që të dërgojnë këto dokumente:
- CV-në me dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
- Letër Motivuese;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet në këtë link KosovaJob ose përmes email-it (postës elektronike), në: hr@artmotion.net. Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë pozitën “Operator/e në Qendrën e Kujdesit për klientë - “Call Center”
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 15.09.2022, Ora 16:00h.
