Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM PLUS

Operator në CNC

Elnor Furniture
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

‘’ELNOR SH.P. K” kompani e specializuar në prodhimit e produkteve nga druri e cila veçohet me produkte unike dhe shërbim cilësor ka kënaqësinë të ofroj mundësi punësimi afatëgjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim individual për kandidatet ambicioz dhe të përkushtuar. Elnor ofron vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji te avancuar, ambient miqësor pune dhe sigurim shëndetësor.

Pozita e punës:

  • Operator në CNC

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shkathësi në pune mekanike dhe njohje të kompjuterëve.
  • Aftësi për të lexuar vizatime dhe skica në mënyrë që të kuptohen plotësisht kërkesat.
  • Përcaktimi i matjeve dhe llogaritja e madhësisë dhe sasisë së materialit të nevojshëm për një projekt të caktuar.
  • Aftësi për të përgatitur dhe përdorur makinat CNC, me anë të së cilave kryen detyra si shpuarja, prerja, gërryerja dhe të tjera funksione.
  • Aftësi për të përkthyer udhëzimet në komandat kompjuterike në mënyrë që makina të realizoj dhe përfundoj funksionin e duhur.
  • Njohuri në përgatitjen dhe ngarkimin e lëndëve të para dhe pjesëve të ndryshme në makinë.
  • Njohuri në mbikëqyrjen e makinave derisa ato janë duke kryer detyrat dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mire.
  • Mban shënimet dhe raportet mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe bën raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.

Kualifikimet e kerkuara:

  • Posedon njohuri të thella profesionale.
  • Aftësi të shkëlqyeshme funksionale dhe teknike.
  • E preferueshme diploma universitare, dega inxhinieri mekanike / mekatronike.
  • Përvojë pune në CNC makineri te drurit.
  • Të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi.
  • Njohja e gjuhës angleze dhe serbo-kroate është përparësi.

Paga sipas marrëveshjes dhe përgaditjes profesionale. 

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikacionin për punësim përmes email-it: info@elnor.eu apo të lajmerohen në këtë numër kontaktues: +383 49 467 819.  Po ashtu mund të paraqiten pranë zyreve tona të cilat gjenden në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, zona industriale km 8, afër rrethit të ish QMI-së.

Shikime 4,270
Kategoria Prodhim
Skadon 28/09/22 (3 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management