Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Analist Kredie për NVM dhe Mikro Biznese

  • Dega Prishtinë/ Nëndega Lipjan (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Mirëmban portofolion dhe marrëdhëniet me klientët ekzistues të bizneseve dhe njëkohësisht krijon mundësi të reja bashkëpunimi me klient të rinjë të bizneseve;
  • Të njohë nevojat dhe mundësit e zhvillimit të bizneseve;
  • Në krijimin e portofolios të bizneseve, ka njohuri të mira rreth funksionimit të biznesit;
  • Inicion dhe kompleton aplikacionin për shërbime kreditore, analizon/verifikon informacionet dhe përgatitë pasqyrat financiare ku të njëjtat  i prezanton para Menaxhmentit të Degës dhe Zyrës Qendrore;
  • Përpilon dhe ofron rekomandime për bashkëpunim afatgjatë me klientët  ekzistues dhe të  rijnë, duke ofruar  të gjitha shërbimet kreditore dhe jo kreditore bankare;
  • Mirëmban kualitetin e portfolios dhe në mënyrë efektive ndërmerr hapa te nevojshëm në parandalimin e vonesave. Në të kundërtën, bazuar në politikat në fuqi inicion hapa të menjëhershëm për të identifikuar arsyen e mos pagesës dhe përkushtohet që pagesa të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur;
  • Participon në evente të ndryshme marketingu, dhe trajnimet e organizuara nga banka të dizajnuara për të zhvilluar dhe avancuar aftësitë profesionale të kreditimit dhe sistemit bankar në përgjithësi;
  • Obligohet te arrije objektivat e caktuara, menaxhon vonesat, provizionet dhe shërbimet e ofruara përmes Cross Selling(p.sh. Pagat, eBanking, POS, Kartelat etj);
  • Është plotësisht i njohur me Politikat dhe procedurat kreditore, dhe ka njohuri kompjuterike të cilat kanë të bëjnë me punën e tij;
  • Përgjegjës për raportim në risk operacional konform procedurave në fuqi;
  • Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet ;

  • Fakultetin Ekonomik, ose Administrim të Biznesit;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare;
  • Preferohet dy vite përvojë pune bankare në sektorin relevant;
  • Të jetë i gatshëm për punë në teren;
  • Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

Afati i aplikimit është deri më datë  04 Shtator 2022 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

Shikime 1,238
Kategoria Banka
Skadon 04/09/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management