Ministria e Administratës Publike
Drejtor i Përgjthshem në Agjencinë Kadastrale të Kosovës
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Administratës Publike
Ministarstvo Javne Uprave-Ministry of Public Administration

K O N K U R S

Në bazë të Nenit 15 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovësdhe Nenit 8 të Rregullores Nr. 06/2010 për Procedurat e Emërimit në Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Administratës Publike shpall konkurs për këtë vend pune:

Titulli i vendit të punës: I. Drejtor i Përgjithshëm në: - Agjencinë Kadastrale të Kosovës në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (1).
Paga mujore: 1.171.17 € bruto.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Siguron këshilla të politikave për Ministrin;
  • siguron që vendimet e politikave dhe masat tjera të Agjencisë të zbatohen në mënyrë efikase dhe efektive;
  • siguron që masat zbatuese të Agjencisë të monitorohen rregullisht dhe që të merren masa korrigjuese në rast të pengesave;
  • menaxhon nëpunësit civil dhe punonjësit tjerë të Agjencisë;
  • menaxhon financat dhe burimet e tjera të Agjencisë;
  • menaxhon rrjedhën e informacionit në Agjencisë dhe koordinon raportet e Agjencisë me organet e tjera vartëse administrative etj.

Përshkrimin e plotë të detyrave dhe përgjegjësive të punës për ketë pozitë mund të gjeni në linkun http://map.rks-gov.net/getattachment/2c956b17-b2ba-459f-8131-c240e190cfe3/.aspx

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

  • Në Shërbimin Civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar;
  • janë në posedim të të drejtave civile dhe politike;
  • kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e funksioneve administrative, që sipas ligjit kërkohen për pozitën përkatëse.

Procedurat e konkurrimit:

Konkurrimi për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm është i hapur dhe kanë të
drejtë të aplikojnë të gjithë nëpunësit civilë në pozita të larta drejtuese, pozita
drejtuese ose në pozita të barasvlershme në institucionet e administratës publike apo në kompanitë publike ose private.

Shkollimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare (minimum 4 vjeçare pas shkollës së mesme) apo të avancuar, e preferuar në fushat që ndërlidhen me punën e Agjencisë përkatëse.

Aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Duhet të kenë shkathtësi në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike të institucionit;
  • aftësi të larta organizative dhe drejtuese;
  • aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe negocimit;
  • aftësi të dëshmuara për analizën e gjendjes dhe ofrimin e opsioneve;
  • standarde të integritetit; ndershmërisë dhe drejtësisë;
  • njohuri bazike në programet e kompjuterit.
  • Së paku 8 vjet përvojë pune profesionale përfshirë së paku 5 vjet në nivelin drejtues pas diplomimit në universitet.
  • Njohja e gjuhëve të huaja ka përparësi në rast të vlerësimit të barabartë të kandidatëve.

Njoftohen aplikantët se pjesë e vlerësimit të përzgjedhjes do të jenë kriteret e
hollësishme të paraqitura në përshkrimin e vendit të punës.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm bëhet në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 06/2010 për
Procedurat e Emërimit në Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të
Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit:

Mandati për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm është 3 vjet.

Data e mbylljes së konkursit:

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit.

Paraqitja e kërkesave:

  • Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Ministrinë e Administratës Publike, Zyra e Personelit, dhoma nr. 320, kati III , ndërtesa e Pallatit të Shtypit, Prishtinë, ose nëpërmjet adresës elektronike në linkun: Aplikimi.Pld@rks-gov.net
  • Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, të
    diplomuarit në universitetet jashtë vendit t’ia bashkëngjisin dëshminë e
    nostrifikimit të diplomës; dëshminë për përvojën e punës; dëshminë se nuk është në hetime apo i dënuar për vepër penale (e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se data e shpalljes së këtij konkursi) dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës.
  • Aplikuesit duhet të paraqesin: 1) një CV; dhe 2) një letër motivim me shpjegime të qarta dhe shembuj nga përvoja profesionale që tregojnë se si përvoja dhe aftësitë e tyre përputhen me kërkesat e vendit të punës.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë
shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë
mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e Shërbimit Civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3, të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e
pakompletuara do të refuzohen.
Në rast të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin për verifikim dokumentet origjinale.
Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni znj. Sala Shala në tel: 038-20030620, prej orës 8:00 – 16:00.

 

TAGS: Ministria e Administrates Publike PrishtinëKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 516
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC