Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

“Kujtesa Net” sh.p.k. shpall:

K O N K U R S

(Për plotësimin e vendeve të lira të punës)

Pozita: Teknik të rrjetave kompjuterike
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:          

  • Instalon dhe mirëmban shërbimet e Internetit dhe DTV nga pika e qasjes deri në ambientet e klientit, duke përfshirë teknologji të ndryshme si: Cable, Fiber Optics, Microwave;
  • Kryen konfigurime bazike të pajisjeve switch, router, modem, etj.;
  • Kryen instalime të brendshme LAN sipas kërkesave;
  • Raporton përmes Ticketing System ose formave të tjera të komunikimit zyrtar, për çdo punë të përfunduar;
  • Kryen edhe punën tjera në domain të pozitës dhe sipas kërkesës nga Mbikëqyrësi.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë të Shkollës së Mesme të Lartë ose diplomë Universitare (e preferueshme në Fushën e Kompjuterikës/Elektroteknikës);
  • Të ketë mbi 2 vite përvojë pune në terren dhe me teknolgjite e cekura në pjesën e parë;.
  • Njohuri të rrjetave kompjuterike në nivel të Administratorit të Rrjetave Kompjuterike;
  • Të ketë njohuri për përdorim të pajisjeve/veglave të punës si: Splicer, OTDR, LAN Tester, etj.;
  • Përparësi kanë kandidatët që kanë të kryer trajnime dhe/ose certifikime për Cisco dhe Mikrotik;
  • I/e gatshëm/me të punoj në terren dhe me orar fleksibil të punës;
  • Të posedoj patent shofer, kategoria B;
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV
  • Çertifikatat e trajnimeve (jo e domosdoshme)
  • Letër Rekomanduese apo referenca (jo e domosdoshme).

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes këtij linku: KosovaJob ose përmes email-it (postës elektronike) në: hr@kujtesa.com

Aplikimet e pa kompletuara dhe ato që nuk plotësojnë kushtet e kërkuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën: 02.09.2022, Ora: 16:00h

Shikime 3,572
Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 02/09/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management