Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:


Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.


Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshëm
Institucioni Komuna Prishtinë
Nr. i Referencës RN00009628
Kodi RPC0003357
Data e njoftimit 28.07.2022
Afati për aplikim 18.08.2022 - 25.08.2022


  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  1. Shqyrtimi paraprak i kërkesave lidhur me të drejtat e pronësisë dhe vendosja për aprovimin, pezullimin ose refuzimin e kërkesave;
  1. Ndihmon në shqyrtimin dhe vendosjen e kërkesave për regjistrimin dhe bartjen e të drejtës së pronësisë në bazë të kontratës për shitblerje dhe akteve tjera relevante juridike dhe udhëzon palët për të drejtën e pronës;
  1. Regjistron të drejtat e pronësisë së paluajtshme, tokave, objekteve në regjistrin kadastral, regjistrimin dhe çregjistrimin e hipotekave si dhe vendosjen e vërejtjeve (ngarkesa të ndryshme juridike sipas kërkesës së institucionit kompetent, palës apo sipas detyrës zyrtare);
  1. Bën korrigjimin e regjistrit të drejtës së pronësisë sipas procedurave ligjore dhe zbaton të gjitha dispozitat pozitive në fuqi lidhur me regjistrimin e pronës;
  1. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti Juridik
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;
  • Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.


6. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

  1. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
  • Certifikat qe nuk jeni nen hetime
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
    -Testimi me shkrim
    -Vlerësimi i biografisë
    -Intervistë
  2. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
    -Ligji mbi Kadaster
    -Ligji mbi procedurate e pergjithshme Administrative, dhe
    -Udhezimet administrative per sherbimet gjeodezike dhe kadastrale
    10.Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
    Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
    11.Shpallja e rezultateve përfundimtare
    Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
    Të dhëna shtesë

    Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
    Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
    Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shikime 1,291
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 25/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management